Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me deklaratat e ish-Kryeministrit Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale nga Danimarka ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Bushati shkruan se ai vjen nga një familje që ka një histori 500-vjeçare, ndaj i kërkon Berishës të mos e përmendë detin,

“se aty nxin përjetë faqja jote e zezë”.

Kjo qeveri, sipas Ministrit, do rikthejë dinjitetin që ai i shkeli Shqipërisë, si dhe do hapë një faqe të re partneriteti strategjik me fqinjët.

Tv Klan