Media e njohur amerikane artikull për turizmin shqiptar

Një xhevahir të fshehur të ballkanit e konsideron media e njohur amerikane “Business Insider” Shqipërinë, teksa i ka dedikuar një artikull.

Reporterët e “Business Insider” vlerësojnë vijën bregdetare dhe trashëgiminë kultore, që po e rrisin industrinë e turizmit çdo vit e më shumë.

“Nga qyteti historik i Beratit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, në plazhet e pacënuara të Rivierës Shqiptare, Shqipëria ofron një ndërthurje unike të historisë, aventurës dhe relaksit për udhëtarët”, thuhet ndër të tjera në artikullin e medias amerikane.

Një trend në rritje është vlerësuar dhe eksplorimi i destinacioneve më pak të njohura.

Turistët tani po shkojnë përtej rajoneve bregdetare, duke u zhytur më thellë në Alpet Shqiptare, fshatrat mahnitës dhe vendet arkeologjike.

Klan News