Novatorët e teknologjisë nga e gjithë bota u mblodhën në Las Vegas për të promovuar risitë më të fundit në eventin më të rëndësishëm të te tyre CES 2025.

Nga robotët e fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale deri tek pajisje e reja të shkencës, ekspozita u kthye në një pikëtakimi për prodhuesit, ekspertët dhe furnitorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.

I njohur më parë si Consumer Electronics Show, u mbajt nga data 7 deri në 10 Janar. Aty u prezantuan produkte duke filluar nga teknologjia e re e automobilave deri tek produktet e veçanta.

Ndërsa Inteligjenca Artificiale ishte protagonisti i këtij viti me integrime më të thella në pajisje dhe shërbime.

Disa prej CEO-ve të teknologjisë në këtë aktivitet prezantuan një sërë produktesh të te tyre.

Susie Cruz, këngëtare: Kjo është kitara pa tela LiberLive C1. Është menduar për të mbështetur vokalin tuaj. Pra, e shkëlqyer për një kantautore si unë. Unë personalisht e përdor atë kur shkruaj demo.

Yushu Zhou, krijuesi i qenit robot “Ropet”: Ky është Ropet, një kafshë shtëpiake robotike e krijuar me inteligjencë artificiale. Është si një qen i vërtetë i përkëdhelur, ju mund ta prekni atë, do të ndjejë prekjen tuaj dhe ai mund t’ju njohë. Ai e di kush është një mik, kush është i huaj dhe do të përpiqet të luajë me të.

Me risitë më të fundit në gjithçka, nga televizorët dhe makinat tek inteligjenca artificiale (AI) dhe lojërat, fansat e teknologjisë nga e gjithë bota kishin shumë për të zbuluar.

Prajit Datta, inxhinier nga Suedia: Kjo ishte hera ime e parë në CES. Unë vij nga Suedia dhe ishte shumë emocionuese të shikoja të gjitha pajisjet teknologjike të bëra me AI sepse punoj në atë fushë. Po ashtu u gëzova që pata mundësi të takoja drejtuesit e biznesit dhe liderët e industrisë.

Rushin Sanghavi, student: Jam shumë i emocionuar për teknologjinë e re, gjendem në këtë sallë sepse jam i apasionuar pas automobilave. Më pëlqen e gjithë teknologjia që ata kanë këtu e udhëhequr nga Inteligjenca Artificiale. AI është gjithë kjo teknologji e mahnitshme.

Panairi erdhi disa ditë përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili ka premtuar tarifa të mëdha për importet nga Kanadaja, Meksika, Kina dhe partnerët e tjerë tregtarë të SHBA.

Kjo ka shqetësuar për rritjen e kostove si bizneset ashtu edhe konsumatorët.

Gary Shapiro, CEO Technology Association: Nuk do të jetë pozitive. Inovacioni dhe bota do të ishin më mirë nëse njerëzit lejohen të krijojnë produkte dhe të bëjnë tregti me njëri-tjetrin. Është një rregull themelor i ekonomisë, të cilin çdo ekonomist e pranon se tarifat janë të këqija dhe krijojnë barriera. Dëmtojnë kompanitë amerikane, tregun amerikan të aksioneve. Unë e di që presidenti Trump i ka merak këto gjera. Tarifat janë një mjet negociues për të dhe mund të krijojë momente të vështira për komunitetin e biznesit dhe konsumatorët amerikanë.

Nga ana tjetër gjigandi Honda dërgon 80% të prodhimit të saj meksikan në tregun amerikan. Ajo ka paralajmëruar se do të duhet të mendojë për ndryshimin e prodhimit nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa të përhershme për automjetet e importuara nga vendi.

Pothuajse gjysma e makinave të reja të shitura në SHBA, janë të prodhuara nga diku tjetër. Prodhuesit evropianë dhe amerikanë të automjeteve mund të humbasin deri në 17 % të fitimeve të tyre vjetore nëse SHBA vendos tarifa importi në Evropë, Meksikë dhe Kanada, sipas një raporti të S&P Global.

Përveç tarifave, Trump ka thënë se ka në plan të fillojë anulimin e politikave që synojnë të promovojnë miratimin e automjeteve elektrike. Megjithatë CES 2025 me pjesëmarrjen e kompanive lider në botë ofroi shume risi pasi është një nga ekspozitat më të mëdha të teknologjisë dhe zhvillohet çdo Janar në Las Vegas.

Klan News