Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të Hënë se Inteligjenca Artificiale do të përdoret te Prokurimet Publike. Ai theksoi po ashtu se qeveria ka si objektiv që të krijohen 970 laboratorë smart në shkollat e vendit.


“Kemi finalizuar strategjinë e parë kombëtare të IA. Jemi në kushtet kur me Inteligjencë Artificiale ne po punojmë, është pjesë e punës për transferimin e gjithë trupit ligjor të BE në trupin ligjor të vendit, që do të thotë kryerje e procesit të integrimit në aspektin legjislativ. Kemi 206 laboratorë smart në 200 shkolla të vendit ku faktikisht qysh nga klasa e parë, nxënësit tanë fillojnë e hyjnë në botën e teknologjisë me kurrikulat dhe metodat më të përparuara. Kemi objektivin ta çojmë në 654 numrin e laboratorëve për 615 shkolla dhe 970 laboratorë smart në fazën e tretë. Pra, nuk do ketë asnjë nxënës shkolle të cilit t’i mungojë kjo mundësi për t’u përgatitur për botën e re digjitale”, tha kreu i qeverisë.

Rama tha po ashtu se Shqipëria mban vendin e parë në rajon për prokurimet publike.

/tvklan.al