Madonna tregoi një shenjë masive të zezë në kofshën e saj ndërsa pozoi për një seri fotosh mjaft seksi të shpërndara në Instagram të mërkurën.
“Jeta më ka rrahur!”, shkroi këngëtarja, 63 vjeç krahas këtyre fotove.
Fotot zbulojnë një mavijosje gjigante që përfshin të gjithë anën e sipërme të kofshës së Madonna-s.
Disa nga 17 milionë ndjekësit e Madonna-s shprehën shqetësimin e tyre për Mbretëreshën e Popit, duke shkruar në komentet e postimit të saj për ta pyetur nëse ishte mirë.
“Çfarë ndodhi?”, ka shkruar një person.
“Çfarë ka ndodhur me këmbën tënde e dashur???? ”, pyeti një person i dytë.
Të tjerë spekuluan se Madonna mund të kishte marrë mavijosjen nga një stërvitje intensive.
“A je mirë? E di që po bëni disa rutina të çmendura në palestër! Unë të dua,” shkroi një fans, ndërsa një tjetër shtoi: “Të gjithë jemi të rrahur nga jeta, por e rëndësishme është të ngrihesh dhe ti e di se si ta bësh këtë shumë mirë!”
Nga ana tjetër, Madonna nuk zbuloi se çfarë e shkaktoi mavijosjen gjigante./tvklan.al