Madonna  është e pikëlluar nga humbja e vëllait të saj, Christopher Ciccone për të cilin ka ndarë një dedikim të ndjerë duke treguar sa i rëndësishëm ishte për të.

Këngëtarja ka postuar disa foto me të vëllain që ndërroi jetë ditën e premte pas betejës me kancerin. Në përshkrimin e fotove, Madonna foli për marrëdhënien e tyre të ngushtë gjatë rritjes dhe sfidat që hasën më vonë.

“Vëllai im ishte përkrah meje. Ai ishte një piktor, një poet dhe një vizionar. E admiroja. Kishte shije të përsosur. Dhe një gjuhë të mpreht që ndonjëherë e përdorte kundër meje, por e falja gjithnjë”.

Gjithashtu ajo shkroi se ishte sëmundja e tij ajo që i afroi sërish bashkë.

“Ne nuk folëm për disa kohë, por kur im vëlla u sëmur, e rigjetëm rrugën te njëri-tjetri. Bëra ç’munda që ta mbaja gjallë për sa më shumë që ishte e mundur. Në fund, ai kishte shumë dhimbje dhe ne u kapëm për dore, mbyllëm sytë dhe kërcyem. Bashkë”.

Ylli i popit përmbylli duke thënë se ndihej e çliruar që ai nuk vuan më, duke shtuar: “Nuk do të ketë asnjëherë një njeri si ai. E di që ai po kërcen diku”.

Christopher nuk ishte vetëm vëllai i këngëtares, por edhe një prej balerinëve si dhe ishte drejtori artistik i turneut të saj të famshëm, “Blonde Ambition”./tvklan.al