E ftuar këtë të enjte në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ka qenë gazetarja Alma Çupi, e cila foli për personazhet e rinj që do të shfaqen në “Histori Shqiptare” dhe vendet, që sipas saj, duhen vizituar me patjetër në periudhën e dimrit.
Gjatë programit, ajo tregoi edhe se kush nga zonat ka burrat e gratë më të mira. Në preferencat personale të gazetares, janë burrat e veriut, por nuk e përjashton as ata nga Përmeti.
Aldo: Nëse do ishe bashkëprezantues në këtë program, por kujdes, se do të të thonë njerëzit: “O Alma, cila zonë e Shqipërisë ka burra më të mirë?”, se këtu kështu pyesin.
Alma Çupi: Po unë them… nuk i ndaj dot burrat. Veriu i ka burrat më burra, edhe për shkak të terrenit, por jugu i ka burrat më të zbutur, se terreni është më i zbutur. Domethënë, varet në çfarë… mua personalisht më tërheq shumë veriu, se jam edhe vetë nga veriu, por zona e Përmetit për shembull, ka burra shumë të mirë dhe shumë të edukuar, i duan shumë gratë.
Aldo: Po gratë më të mira?
Alma Çupi: O sa pyetje të vështira që bën.
Aldo: Po kështu do të të pyesin këtu.
Alma Çupi: Përmetarët. Unë përmetarët, burra, gra, mbaj vetëm përmetarët.
Aldo: E ke të fiksuar ndoshta?
Alma Çupi: Përmetarët janë njerëz shumë të veçantë. Nënat e Përmetit, të tëra janë bërë virale në rrjetet sociale sepse flasin shumë bukur. Nënat e Përmetit kanë artikulim, janë të dashura, janë trupvogla, punojnë, janë të pastra. Janë të papara! /tvklan.al