E përditshmja britanike “Daily Express” i ka kushtuar një artikull qytetit të bukur të Himarës të cilin e veçon nga pikat e tjera turistike në Shqipëri.
Himara është një qytet i vogël në jug të vendit me një sërë plazhesh spektakolare të cilat janë lehtësisht te aksesueshme me makinë.
Media britanike thekson se mungesa e hoteleve dhe resorteve të mëdha bën që në këtë destinacion turistik me shumë hapësirë të paprekur për t’u zbuluar. Në Himarë kjo media veçon disa plazhe që duhen vizituar nga turistët e huaj.
Plazhi Spile është plazhi kryesor në Himarë, pranë qendrës së qytetit. Është lehtësisht i aksesueshëm dhe ka disa nga restorantet më të mira në qytet.
Turistët janë të entuziazmuar për shërbimin e mirë dhe ushqimin e freskët, të cilat mund të shijohen pranë një pamje mjaft panoramike.
Gjiri i Akuariumit është “plazhi më i bukur në Himare”, sipas blogerëve të udhëtimeve. Megjithatë vlen të theksohet se plazhi është i fshehur dhe i aksesueshëm vetëm nëpërmjet plazhit të Livadhit ose qendrës së Himarës.
Klan News