Ankimimi i marrëveshjes që përcakton kufijtë detar mes Shqipërisë dhe Greqisë në gjykatën Kushtetuese nga ana e Partisë Socialiste dhe disa formacioneve të tjera partiake joparlamentare ishte në qendër të diskutimeve në seancën plenare të pasdites në kuvend.

Deputetet e maxhorancës e cilësuan nismën më të fundit të ndërmarrë nga kryetari i selisë rozë Edi Rama si bllofin e tij te radhës, dhe ritheksuan se për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje janë zbatuar praktikat dhe konventat ndërkombëtare.

Mesila Doda: “Ne u bëmë dëshmitarë të fakti që asgjë reale nuk kishte cenuar ndonjëherë tërësinë e kufijve tanë. Asnjë pëllëmbë tokë, det apo ajër i territorit shqiptar nuk i është falur e as do i falet ndonjëherë fqinjëve apo aleatëve. Askush nga kjo maxhorancë nuk ka tjetër qëllim veç rregullimit dhe progresit të Shqipërisë në rrugën e lirë të së ardhmes drejt Bashkimit Evropian. Tradhtia e interesave kombëtar nuk është dhe nuk do të jetë kurrë për emër apo predikat i forcës tonë politike.”

Osman Metalla: “Ky nuk është gjë tjetër veçse një bllok i radhës i kryetarit të Partisë Socialiste, pasi kjo marrëveshje sikundër dhe argumentova është tërësisht në përputhje me praktikat më ët mira ndërkombëtare dhe me konventën politike.”

Në qëndrimin e saj Partia Socialiste rendit  si argument kryesor faktin që sipas saj marrëveshja për delimitimin e hapësirave detare cenon pavarësinë territoriale të Shqipërisë./tvklan.al