Dëbora mbuloi brigjet e Floridës, si pasojë e një stuhie të rrallë që siç thuhet, ndodh një herë në një gjeneratë e që ka përfshirë juglindjen e Shteteve të Bashkuara që shquhen për temperatura të buta gjatë gjithë vitit.
Sipas mediave amerikane, deri më tani numërohen të paktën 10 persona të cilët humbën jetën si pasojë e problemeve shëndetësore të krijuara nga acari, si hipotermia apo goditjet në zemër.
Në Nju Orlins, dëbora ishte aq e dendur sa trashësia arriti në gati 25 centimetra. Bëhet fjalë për një trashësi rekord që nuk ishte thyer prej 130 vitesh, në 1895 kur dërbora arriti në 20 centimetra.
Dëbora dhe akulli vështirësuan në qarkullimin rrugor në Xhorxhia, ku u mbyllën edhe shkollat publike.
Pamje të pazakonta krijoi dëbora edhe në Hjuston të Teksasit. 2300 fluturime janë anuluar deri më tani vetëm në juglindje. Autoritetet paralajmëruan për probleme me energjinë elektrike nga rreziku i dëmtimit të linjave nga erërat me shpejtësi mbi 60 kilometrash në orë.
Që prej fillimit të kësaj jave, me acari ka përfshirë edhe veriun e Shteteve të Bashkuara ku temperaturat kanë rënë nën -20 gradë.
Tv Klan