Lajme Arkiva 2003
Sabit Brokaj: Përgjithësisht ka emra që e meritojnë dhe me vlera në shumicën e tyre.
Gazetarja: Po prezantimi në këtë listë i zëvendës ministrave, si ju duket?
Sabit Brokaj: Ka nga ata që mund të kenë kontribute politike të PS-së. Ka nga ata që janë marrë nga Nano pas në kundërshtim me rregullat dhe ky ka qenë një moment konflikti të një grupi deputetësh apo të Komitetit Drejtues me Nanon, i emëroi zëvendës ministra dhe tani kërkoi që ti fusë në strukturat e partisë. Është punë klientele.
Bardhyl Agasi: Unë mendoj që janë përfaqësuesit e Partisë Socialiste si në qendër ashtu edhe nëpër Komitetet Drejtuese të rretheve dhe kam besimin se do të zgjidhjen vlerat më të mira. Ne kemi marrë një vendim si Komitet i Përgjithshëm Drejtues në mbledhjen e mëparshme që të bëhen përjashtime figurat përfaqësuese politike të partisë në ekzekutiv dhe ku futen padyshim zëvendës ministrat.
Gazetarja: Domethënë është normale zgjedhja e tyre në listën e KPD-së?
Bardhyl Agasi: Unë mendoj se është normale, sepse janë figura politike.
Elmaz Sherifi: Unë nuk e njoh listën, por unë njoh funksionet dhe përderisa me funksione është përcaktuar do jenë deputetët, anëtarët e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues janë aktualët dhe flitet për të vendosur edhe zëvendës ministrat dhe prefektët.
Gazetarja: Si ju duket kjo?
Elmaz Sherifi: Pikërisht kur gjykohet për funksionet tona, kjo më duket normale, kur futet në emra, kjo ngatërrohet dhe mendoj se nuk duhen ngatërruar funksionet me emrat.
Limoz Dizdari: Ata zëvendës ministra që vijnë nga struktura politike, normalisht që janë delegatë, apo anëtarë të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues sot, normalisht që futen në listë edhe për këto zgjedhje. Kam bindjen se zoti Nano po thellon atë “pushtetin e hidhur”, një strukturim i pushtetit të cilin kërkon me çdo kusht, që me një kokëfortësi të pajustifikuar të bjerë ndesh me qëndrime të cilat më përpara i ka pretenduar të ndërtohen si struktura, si koncepte, si mënyra organizimi dhe respektimi për këtë dhe pastaj ai kërkon me çdo kusht që të futen ato emra të cilat për të përbëjnë një kontingjent të rëndësishëm të asaj, të miratimit të të gjitha vullneteve që kërkon zoti Nano. Kjo përbën në thelb përbën një qëndrim jo të gabuar apo të fajsueshëm./tvklan.al