Lajme Arkiva 2004
Deputetët e shumicës socialiste në pushtet nuk kanë dashur të bëjnë asnjë koment në lidhje me ligjin e pronës, i cili pritet të kalojë nesër në Kuvendin e Shqipërisë.
Një pjesë e tyre shprehen pas kamerave kundër këtij ligji, por kanë vendosur ta votojnë atë duke ju bindur vullnetit dhe disiplinës ushtarake brenda partisë, ndërsa pjesa tjetër e deputetëve, e njeh pak ose aspak këtë ligj, por ka ndërmend ta ngrejë kartonin jeshil në momentin kur të jap shenjë kryetari i grupit Gramoz Ruçi.
Socialistët e majtë shqiptarë janë tashmë të vetmit në të gjithë Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore, të cilët propozuan heqjen e nenit për sekuestrimin e pronave prej tatimit të jashtëzakonshëm duke qenë edhe njëherë unik në llojin e tyre të majtë në të gjithë internacionalen.
Nesër në Kuvend do të votohet një nga ligjet më themelore të këtyre viteve pluralizëm. Me ndryshimin se ligjvënësit e këtij vendi as nuk e kanë idenë se çfarë votojnë dhe cila është përgjegjësia e tyre./tvklan.al