John Barnett kishte 32 vite që punonte për gjigandin e avionëve
Një ish-punonjës i Boeing, i njohur për ngritjen e shqetësimeve për standardet e prodhimit të firmës, është gjetur i pajetë në SHBA. Ai u gjet në automjetin e tij në parkingun e hotelit dhe dyshohet se mund të ketë kryer vetëvrasje.
John Barnett kishte punuar për këtë kompani për 32 vjet, deri kur doli në pension në 2017 për arsye shëndetësore. Në ditët para vdekjes së tij, ai kishte dhënë dëshmi në një proces gjyqësor kundër kompanisë.
Ai kishte zbuluar probleme serioze me sistemin e sigurisë së avionëve duke thënë se një në katër maska të frymëmarrjes nuk do të funksiononin në rast urgjence. Për çështjen e bombolave të oksigjenit, kompania përmes një deklarate kishte sqaruar në vitin 2017 se ishin identifikuar disa shishe oksigjeni që kishin defekte, por mohoi që ndonjë prej tyre të ishte vendosur në avion.
Barnett kishte deklaruar se ai kishte paralajmëruar menaxherët për shqetësimet e tij, por asnjë veprim nuk ishte ndërmarrë. Shqetësimet nga ish-punonjësi i ndjerë vijnë pas një incidenti në fillim të janarit, kur një dritare e një avioni Boeing 737 Max ra pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Portlandit.
Klan News