Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së Dielës nuk i dhanë asnjë zgjidhje ngërçit politik në Francë. Pavarësisht se bashkëpunuan për të shmangur marrjen e pushtetit nga nacionalistët, të majtët e Frontit të Ri Popullor dhe Ansambli i Macronit nuk janë aspak në një mendje për qeverinë e re.
Presidenti Macron refuzoi këtë të Hënë dorëheqjen e paraqitur nga kryeministri Gabriel Attal, nga radhët e partisë së tij. Shefi i Elizesë i kërkoi atij të qëndrojë tani për tani në detyrë për të garantuar stabilitetin e vendit, një vendim që e fund politikën franceze në ujëra të paqarta.
Kreu i të majtëve Jean Luc Melenchon, koalicioni i të cilit u rendit i pari në raundin e dytë të zgjedhjeve, falë edhe bashkëpunimit me partinë e Macronit që u rendit e dyta, kërkon që presidenti t’i japë atij mandatin për formimin e qeverisë. Megjithatë, ai nuk i arrin dot 289 votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re pa mbështetjen e Macronit, të cilin gjithsesi e ka kundërshtar të betuar politik.
Ndërkaq, përmes rrjeteve sociale, ministri francez i financave Bruno Le Marie paralajmëroi se zgjatja e ngërçit politik në Francë rrezikon të thellojë krizën dhe të shkatërrojë ekonominë franceze.
Tv Klan