Duket si rrebesh meteorësh, por këto pamje të filmuara në qiejt e ishujve Turks and Caicos në Atlantik tregojnë një grumbull mbetjesh të raketës Starship të kompanisë hapësinore amerikane Space X të Elon Muskut, teksa bien mbi tokë.
Raketa u nis të enjten nga bazat hapësinore të jugut të Teksasit. Anija hapësinore Starship, të cilës i ishin bërë disa përmirësime po kryente një fluturim prove dhe transportonte ngarkesa me peshën dhe madhësinë e satelitëve. Fluturimi i provës dështoi dhe raketa shpërtheu vetëm pak minuta pas ngritjes, duke dhuruar edhe pamje të tilla.
Jo pa qëllim u zgjodh që raketa të hidhej nga Teksasi në mënyrë që mbetjet të binin në paqësor dhe të mos rrezikoheshin zonat e populluara kontinentale. Në një reagim në rrjetin X, Elon Musk tha se shpërthimi ndodhi për shkak të një rrjedhjeje të karburantit, por kjo nuk do e ndalë Space X-in dhe muajin e ardhshëm do të kryet një tjetër provë.
Tv Klan