Princ Leka merret në pyetje nga oficerët për të zbuluar autorin
Agjencia e Mbikqyrjes Policore po heton mbi dosjen e dhunës në familjen mbretërore. Veçanërisht oficerët i kanë fokusuar hetimet tek akuzat për publikimin e videos së sherrit në rrjetet sociale dhe nxjerrjen e përgjegjësve, nëse ka, për shkeljen e anonimitetit.
Këtë të shtunë Princ Leka i shoqëruar nga avokati i tij është paraqitur pranë këtij institucioni ku është marrë në pyetje në lidhje me përplasjet fizikes mes tij dhe bashkëshortes Elis Zaharia me të cilën janë në proces divorci. Ndërkohë në vijim pritet që hetuesit e AMP të marrin në pyetje edhe Elia Zaharinë dhe babanë e saj Gjergj Zaharia.
Pas akuzave të oborrit mbretëror për shkelje të privatësisë me publikimin e videos, policia mohoi rrjedhjen e materialit filmik nga dosja e saj hetimore. Por e shpejtë në reagim ishte edhe prokuroria e Tiranës e cila tha se dosja në keëtë inticion mbërriti pasi video ishte bërë virale në media. Gjithsesi çifti në proces divorci kërkojnë që këto materiale filmike të fshihen pasi cënojnë privatësinë e tyre.
Klan News