Mbështetësit e abortit shpërthyen në dhunë kundër policisë përpara parlamentit në Buenos Aires, Argjentinë, kur Senati hodhi poshtë projektligjin që legalizon abortin.
Qindra manifestues, kryesisht aktivistë të grupimeve për të drejtat e njeriut ishin mbledhur përpara selisë së parlamentit të bindur se edhe Senati, ashtu si Dhoma e Ulët do e ligjëronte njëherë e mirë abortin.
Por ligji u mbështet nga vetëm 31 senatorë, kundrejt 38 të tjerëve që u shprehën kundër. Ligji i paraqitur në parlament me kërkesë të grupeve të të drejtave të njeriut, parashikonte ligjërimin e abortit për çfarëdolloj arsyeje deri në javën e 14 të shtatzënisë.
Aborti ka qenë i jashtëligjshëm dhe krim i dënueshëm në Argjentinë prej shekullit të 19. Zërat për lejimin e abortit janë shtuar dekadat e fundit, në një vend ku mbizotëron ende në shoqëri fryma konservatore e Kishës Katolike, për më tepër që aktualisht në krye të saj në Vatikan është një argjentinas si Horhe Bergolio.
Tv Klan