Fakulteti Ekonomik ka diplomuar një tjetër brez studentësh së bashku me gradimin e atyre të rinjve që kanë ndjekur masterin për dy vjet me radhë. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm kryeministri Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, profesor dhe pedagogë të këtij fakulteti.
Kreu i ekzekutivit së bashku me kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë event përfitoi nga rasti të rideklarojë së arsimi do të vijojë të jetë prioritet e qeverisë që drejton.
Sali Berisha: “Përsa kohë shqiptarët të votojnë Sali Berishën, arsimi do të jetë përparësia e të gjitha përparësive. Secili prej jush që do të fitojë të drejtën e mbrojtjes së masterit jashtë universitar apo doktoratës në universitetet më të njohura perëndimore do të ketë mbështetjen e plotë totale të qeverisë, kundrejt një kontrate. Sikundër garantoj studentët e universitetit që do te fitojnë të drejtën të shkollohen në 10 universitetet e para të botës do të kenë bursën e plotë nga qeveria shqiptare.”
Për kryeministrin kjo ditë shënon momentin e lidhjes së këtyre të rinjve si profesionist dhe intelektual. Diplomimi i studentëve të fakultetit Ekonomik përkoi me 50 vjetorin e krijimit të universitetit të Tiranës./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi