Vanessa Bryant është duke përjetuar ditë shumë të këqija, për shkak të ndarjes nga jeta të bashkëshortit Kobe dhe vajzës 13-vjeçare Gianna, si pasojë e një aksidenti tragjik me helikopter më 26 Janar.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ajo ka treguar se është e pikëlluar, por edhe mjaft e zemëruar që dy personat më të dashur për të, nuk janë më pranë saj.

Vanessa ka pranuar se që nga ajo ditë kur mori vesh lajmin e tmerrshëm, e ka shumë të vështirë të shpreh ndjenjat e saj dhe mënyrën si ndihet me fjalë.

Truri im refuzon të pranojë që Kobe dhe Gigi nuk janë më. Nuk mund ta pranoj për të dy në të njëjtën kohë. Është sikur përpiqem të pranoj se Kobe nuk është më, por trupi refuzon të pranojë se Gigi nuk do të kthehet më kurrë tek unë. Ndihet si diçka e gabuar. Pse duhet unë të jem në gjendje të zgjohem në një ditë tjetër, kur vogëlushja ime nuk është në gjendje ta ketë këtë mundësi?”

View this post on Instagram

I’ve been reluctant to put my feelings into words. My brain refuses to accept that both Kobe and Gigi are gone. I can’t process both at the same time. It’s like I’m trying to process Kobe being gone but my body refuses to accept my Gigi will never come back to me. It feels wrong. Why should I be able to wake up another day when my baby girl isn’t being able to have that opportunity?! I’m so mad. She had so much life to live. Then I realize I need to be strong and be here for my 3 daughters. Mad I’m not with Kobe and Gigi but thankful I’m here with Natalia, Bianka and Capri. I know what I’m feeling is normal. It’s part of the grieving process. I just wanted to share in case there’s anyone out there that’s experienced a loss like this. God I wish they were here and this nightmare would be over. Praying for all of the victims of this horrible tragedy. Please continue to pray for all.

A post shared by Vanessa Bryant 🦋 (@vanessabryant) on

Vanessa tha se ndjeu zemërim kur humbi burrin dhe vajzën, por duhet t’i kujtojë vetes që të jetë e fortë për tre vajzat e tjera.

Jam shumë e inatosur. Ajo kishte kaq shumë për të jetuar. Më pas më kujtohet se duhet të jem e fortë dhe të jem këtu për tre vajzat e mia. E zemëruar që nuk jam me Kobe dhe Gigi, por mirënjohëse që jam me Natalia, Bianka dhe Capri”. 

Vanessa e konsideron një makth atë që është duke jetuar dhe do dëshironte që të mund të zgjohej.

Zot, do të doja që ata të ishin këtu dhe ky makth do të mbaronte”. /tvklan.al