Presidenti francez Emmanuel Macron siguroi një shumicë të konsiderueshme në zgjedhjet e fundit parlamentare, por në kabinetin e tij qeveritar kanë filluar problemet e para. 4 ministra të qeverisë së re franceze kanë dhënë dorëheqjen në vetëm 3 ditë.
Të fundit ishte aleati i Macronit, ministri i Drejtësisë François Bayrou dhe ministrja për çështjet europiane, Marielle de Sarnez. Më herët kishin paraqitur dorëheqjen edhe ministri i Territorit dhe ajo e Mbrojtjes. Shkak është bërë skandali në të cilin është përfshirë partia e qendrës, Mouvement Démocratique, e drejtuar nga François Bayrou, që akuzohet se ka përdorur në mënyrë të paligjshme fonde të Bashkimit Europian.
Lideri i “MoDém” tha në një konferencë se ia ka propozuar dorëheqjen presidenti para 2 javësh pasi kjo është në të mirën e përbashkët dhe e cilësoi sulmin ndaj tij si të pabazuar. Kryeministri Edouard Philippe, zgjodhi kabinetin e ri me 20 ministra dhe 10 Sekretarë Shteti, ku vërehet barazia gjinore 15 gra dhe 15 burra. Partia aleate e Macron, Mouvement Démocratique, përfaqësohet me dy ministre gra, në ministrinë e mbrojtjes dhe atë të brendshme.
Tv Klan