Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Ish-drejtori i policisë së Qarkut Elbasan, Edmond Koseni, nuk ka pranuar akuzën ndaj tij në procesin gjyqësor në Gjykatën e Faktit në Elbasan. Procesi i filluar në Gjykatën e Tiranës është transferuar me kërkesë të palës së akuzuar në gjykatën e rrethit, ku supozohet se është kryer vepra penale.
Ndaj Kosenit dhe kunatit të tij, njëkohësisht shoqërues, Xhaferr Elezi është ngritur një padi penale, që ka të bëjë me trajtimin e një shtetasi. Ndaj shoqëruesit të Kosenit, i cili gjykohet nën arrest, rëndon akuza për ushtrim torture, armëmbajtje pa leje dhe veprime arbitrare. Ndërsa ndaj ish-kolonelit të policisë Edmond Koseni, ekziston akuza për veprime arbitrare, për të cilën ai gjykohet në gjendje të lirë.
Të dy të pandehurit nuk kanë pranuar akuzat e lexuara nga prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Elio Mazreku. Avokati i Kosenit, Maks Haxhia ka kërkuar ndarjen e kësaj çështje dhe gjykim të veçantë për secilin nga të pandehurit./tvklan.al
Gazetare – Aranita Brahaj