Lajme Arkiva 2003

Dosja për vjedhjen e pasaportave të misionarëve italian të paqes Sant’Edigios mund të rikthehet në polici. Sipas burimeve në rrethin e Tiranës nga analiza që është bërë në laboratorin kriminalistik nuk është arritur të zbulohet personi që ka kryer grabitjen.

32 pasaportat e misionarëve që u dekoruan nga presidenti i republikës u dekoruan pak kohë më parë në orët e Pasdites në “Hotel Dajti” në kryeqytet.

Në polici u shoqërua recepsionisti nga dëshmitë e të cilit ende nuk është bërë e mundur gjetja e ndonjërit prej autorëve, por edhe analiza e gjurmëve të gishtërinjve të gjetura në objektet e prekura nga grabitësit nuk është arritur të bëhet identifikimi, për këtë arsye pritet që akuza ta kthej dosjen edhe njëherë në drejtorinë e policisë së Tiranës.

32 misionarët të cilët mbetën pa dokumente identifikimi u kthyen në atdhe me leje të veçantë kalimi të lëshuar nga ambasada italiane ndërkohë që dokumentet e tyre të identifikimit janë zhdukur bashkë me grabitësit./tvklan.al