Kreu i qeverisë e sheh këtë përpjekje si hapin që do e afrojë Shqipërinë më shumë drejt Bashkimit Europian.
Edi Rama: Kjo projektrezolutë është çfarë i duhet nga ky parlament sot Republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë për të mbështutur anëtarësimin e shtetit shqiptarë në Bashkimin e Europian në vitin 2030.
Kush mendon se po bëhet për të kontrolluar SPAK, sipas kryeministrit po gabon.
Edi Rama: SPAK-u është ilaçi i hidhur që ose e pi, o vdes dhe kush e pi njëher po njëher jo siç bëni ju tjerët, jo nuk ka shanc të vetëpastrohet dhe të vazhdojë vetëm përpara, por vetëm zgjat agoninë e vet dhe tretet siç po treteni ju tek ‘Rrugica e Shpresës’.
Këtë fjalim të Edi Ramës, deputetët opozitarë e pritën me revoltë
Edi Rama: S’keni dashur kurrë ta mësoni se vendimmarrjet me shikimin deri të hunda jote, rrugën që duket shumë e shkurtër ta bëjnë pafundësisht të gjatë dhe prandaj ne jemi këtu dhe ju jeni aty.
Edi Rama kërkoi nga opozita të mos e bojkotojë këtë përpjekje.
Edi Rama: Mos e bojkotoni nesër komisionin e posaçëm parlamentar që do të ngrihet menjëherë pas miratimit të saj.
Në fund të fjalimit të shkurtër, jo shumë të ngjashëm me të tjerët në foltoren e Kuvendit, Edi Rama u largua, ndërsa si kundërpërgjigje mori akuzat e kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.
Gazment Bardhi: Ai gjithmonë flet me veten. Zotrote na the se edhe që Arben Noka është deputet dhe përfaqësues i qytetarëve, por në fakt doli siç kishte thënë opozita që ishte drejtues i një grupi të strukturuar kriminal që ditën votonte më ty ligjet e reformës në drejtësi dhe natën porosiste vrasje.
Thirrjes ndaj opozitës iu bashkua edhe ministrja Spiropali, e cila ndër të tjera u përfshi edhe në një debat me Gazment Bardhin.
Elisa Spiropali: Je ai që lufton për drejtësi Gazi me SPAK-un me fjalë goje apo je ai që merr porositë për të folur këtu nga goja e ‘Rrugës së Shpresës’.
Gazment Bardhi: Po të pyes mos je gjë motra e Olsit, je motra e Arben Nokës, je gjë motra e adoptuar e Bajrave të Shkodrës, je gjë kunata e Pëllumb Gjokës apo je gjë vajza e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.
Pas miratimit të projektrezolutës e cila kërkon një shumicë të thjeshtë votash, pritet ngritja e një komisioni të posacëm parlamentar për zbatimin e saj.
Klan News