Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë kudo në botë të regjistrohen sa më parë në platformën PER të KQZ-së pasi afati i fundit është deri në 4 Mars për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 Majit 2025.

“Votoni, – ju drejtohet emigrantëve Kryeministri, – që ta ngremë dhe më lart respektin e Shqipërisë dhe të shqiptarit”.

Edhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla, ju ka bërë të ditur emigrantëve se nuk ka shumë kohë, ndaj regjistrimi duhet bërë që në këtë çast.

Mbi 25 mijë bashkatdhetarë kanë aplikuar deri tani për t’u regjistruar si votues nga jashtë, ndërsa afati përfundimtar është data 4 Mars.

Klan News