Shkrimtari Ari Ben, ish- bashkëshorti i Princeshës Martha Louisa nga Norvegjia, i ka dhënë fund jetës ditën e Krishtlindjes, por nuk dihen detaje mbi shkaqet.
Ben botoi librin e tij të parë në 1999, i ndjekur nga romane dhe shfaqje të tjera në vijim. Në 2002 ai mori famë botërore pas martesës me Princeshën Norvegjeze Martha Luisa.

Nga kjo martesë erdhën në jetë tre vajza, por çifti u nda zyrtarisht në 2016, ndërsa në një deklaratë për mediat, Princesha tha se ata nuk kishin arritur t’u jepnin fëmijëve sigurinë që u duhej.

Ndërkaq në vitin 2017 ai akuzoi aktorin Kevin Spacey për ngacmim seksual, gjatë mbrëmjes së ndarjes së çmimeve Nobel, kur tha se e kishte prekur poshtë tavolinës.

Por për këto akuza aktori nuk preferoi të bënte asnjë deklaratë.
Sakaq, në librin e tij të fundit, të titulluar “Ferri”, Ben përshkruante problemet e tij psikologjike me të cilat ishte përballur. /tvklan.al