Prej disa ditës këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe i dashuri Anwar Hadid po shijojnë pushimet e tyre në Meksikë nga nuk kanë munguar as fotot në rrjetet sociale.
Dy foto të Duas ku shihet e veshur më një fustan jeshil kanë tërhequr vëmendjen e fansave. Në mbishkrimin e tyre ajo ka shkruar emojin e një biberoni me qumësht, një arush dhe një fëmijë engjëll. Kaq duhej që fansat e saj të aludonin se ajo është shtatzënë.
Menjëherë pas shumë komenteve Dua është penduar dhe e ka ndryshuar mbishkrimin e fotove duke i zëvendësuar ato emoji me disa zemra të bardha. Ky veprim i këngëtares shton dyshimet se ajo mund të jetë në një pritje të ëmëbl. /tvklan.al