Duket se edhe gjarpërinjtë më të rrezikshëm mund të tregohen të mirë.
Pasi këlyshët ranë në një gropë me kobrën dhe qëndruan aty për 48 orë, kobra u tregua hero i vërtetë për këlyshët.
Në shtetin indian të Punjabit, dy këlyshë ranë në një bunar të vjetër. Pjesa më e keqe ishte se poshtë po i priste një kobër, që tashmë kishte rënë në bunar, transmeton Gazeta Express.
Të frikësuar këlyshët kishin filluar të lehnin më të madhe, derisa dikush i kishte dëgjuar. Banorët afër bunarit i gjetën ata brenda në bunar dhe u tmerruan kur panë se aty ishte edhe një kobër – por u befasuan kur kuptuan se ajo nuk i kishte sulmuar ata.