Një operacion i gjerë për kapjen e një kobre 60 centimetra të gjatë ka nisur në Ocala të Floridas, pasi zvarraniku u largua nga një banesë të hënën në mbrëmje.
Kobra e verdhë konsiderohet si tepër e rrezikshme, për këtë arsye autoritetet kanë paralajmëruar banorët e zonës që të bëjnë kujdes derisa gjarpëri të kapet.
Kjo ka bërë që një prej tyre të krijojë edhe një llogari në Twitter për largimin e kobrës, për të përhapur lajmin.
Në Shtator të 2015 –ës një rast i ngjashëm u shënua në Orlando. Për gjetjen e kobrës 2 metra e gjysmë të gjatë që ishte arratisur po nga një banesë u desh 1 muaj./tvklan.al