Një kobra plot 4 metra i gjatë u nxor nga kanalizimet e ujërave të zezë në provincën jugore të Krabi, Tajlandë, në një operacion që zgjati rreth 1 orë.
Lajmi u bë i ditur nga një fondacion shpëtimi, që e përshkruajti zvarranikun si prej më të gjatëve që kishin kapur ndonjëherë më parë.
Pamjet e këtij operacioni guxues tregojnë një person që ndjek kobrën, gjarpri helmues më i gjatë në botë, në një tub kullimi.
Teksa punonjësi e kap zvarranikun nga bishti, ai tenton t’i ikë, por në fund e humb “betejën”.
Kobra u dallua fillimisht nga një roje në zonën e banimit. Ishte ai që njoftoi autoritetet pasi pa zvarranikun gjigand.
“7 punëtorë shkuan atje, përfshirë mua“, tha 26-vjeçari Kritkamon Kanghae, i cili sqaroi gjithashtu se ky bllok banimi ishte ndërtuar në një tokë që dikur kishte qenë xhungël.
Kobra u la më pas i lirë larg zonave të banuara./tvklan.al