Dy persona janë plagosur nga një shpërthim jashtë një stacioni metroje në kryeqytetin e Suedisë , Stokholm, raportojnë autoritetet. Policia tha se një burrë 60-vjeçar tërhoqi diçka nga toka, e cila më pas shpërtheu jashtë stacionit nëntokësor Varby Gard.
Sipas The Independent një grua 45-vjeçare dhe një burrë janë dërguar në spital. Mediat e huaja raportojnë se objekti i cili ka shpërthyer ishte një granatë dore, gjë e cila nuk është konfirmuar ende. Policia tha se stacioni dhe zona përreth janë bllokuar.
Një zëdhënës i policisë tha se ende nuk ka arsye të besohet se shpërthimi është i lidhur me terrorizmin./tvklan.al