Zjarri i madh që ra ditën e djeshme në Korinthin perëndimor në Greqi u ka marrë jetën 2 personave.
Mediat greke raportojnë se trupat e viktimat të moshave 35 dhe 40 vjeç u gjetën mëngjesin e së hënës të karbonizuara.
Ata raportohet se nuk i ishin bindur thirrjeve të autoriteteve për t’u larguar nga zona, por kishin shkuar për të ndihmuar banorët e tjerë që të përballeshin me flakët.
Guvernatori i rajonit të Peloponezit tha se zjarri që ra paraditen e së dielës doli shpejt jashtë kontrollit për shkak të erërave shumë të forta duke djegur sipërfaqe të mëdha pyjore dhe disa shtëpi.
Falë angazhimit të rreth 350 zjarrfikësve, 5 avionëve dhe 4 helikopterëve, ditën e sotme vatrat e zjarrit janë izoluar dhe për momentin nuk përbëjnë rrezik.
Tv Klan