Është një nga rastet e rralla që dy vëllezër shqiptarë t’i shkaktojnë dëmtim njëri-tjetrit për konkurencë sportive. Në ndeshjen e radhës në kampionatin zviceran mes Grasschopper dhe Basel, Albian Ajeti i kombëtares së Zvicrës u vu përballë vëllait të tij të kombëtares shqiptare Arlind Ajeti.
Që prej fillimit të ndeshjes ata patën disa herë përplasje mes tyre për të fituar topin, por ajo e mesit të pjesës së parë, ishte mjaft e rëndë. Arlind Ajeti i kombëtares kuqezi u godit në shpatull dhe deri në përfundim të 45 minutëshit luajti i dëmtuar.
“Pata goditjen rreth minutës së 26. Pastaj e humbën hovin. Në fillim nuk u ndjemë fare mirë. U zumë në befasi dhe pësuam me shpejtësi tre gola
“, thotë Arlind Ajeti.
Për futbollistët janë të zakonshme përplasjet fizike dhe Ajetit të Zvicrës nuk i bëri shumë përshtypje dëmtimi i vëllait .
“E rëndësishme është që të bëhet mirë! Kjo ndjeshje shërbeu si një provë. U gëzuam për fitoren por për fat të keq e godita Arlindin në shpatull. Megjithatë, në fund për ne vlen fitorja”
, shprehet Albian Ajeti.
Pas verifikimeve mjekësore rezulton se dëmtimi është i rëndë dhe Arlind Ajeti do t’i mungojë fushave dëri në fund të këtij viti.
Tv Klan