Armando Broja duhet të gjejë një skuadër të re dhe mund të vazhdojë karrierën në Gjermani.

Sulmuesi nuk është në planet e Chelsea-t dhe për këtë arsye është larguar nga ekipi i parë. Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Anglia, në skenë ka dalë klubi i Stuttgart.

Gjermanët janë në kërkim të një sulmuesi dhe kanë “piketuar” Brojën. Lojtari 22-vjeçar është i hapur për këtë lëvizje dhe pret të arrihet marrëveshja mes dy klubeve.

Stuttgart e kërkon Brojën në formën e huazimin, ndërsa te Chelsea duan ta shesin në mënyrë përfundimtare.

Palët janë në fazën e bisedimeve, ndërsa gjithçka do të qartësohet në ditët e ardhshme. Interes për sulmuesin shqiptar ka shfaqur gjithashtu edhe Milani në Itali apo edhe Wolves në Angli. /tvklan.al