Pelivani ka dalë në një përballje me vajzën e tij, Klaridën, në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, pasi kërkon prej saj lekët që i ka dhënë borxh. Ajo dhe bashkëshorti në atë kohë, Amat Rrapi, i marrin Pelivanit 3500 euro për të blerë një banesë.

Klarida tregon në studio, se me bashkëshortin është ndarë prej kohësh dhe se në shtëpi nuk është futur asnjëherë. Sipas saj, tani, në atë banesë jeton ish-burri, bashkë me gruan dhe fëmijët.


Klarida: Unë me Amatin jam ndarë këtu e 13 vite të shkuara.

Ardit Gjebrea: Lekët në çfarë viti ia more babit?

Klarida: Lekët në 2007-n, që kemi prenotuar shtëpinë.

Eni Çobani: Dhe kanë qenë bashkë.

Klarida: Atëherë kemi qenë bashkë. Atë shtëpi unë e mora të përbashkët me ish-burrin tim. Atë shtëpi që e blemë të përbashkët dhe për këto lekë që mora unë dhe që më kërkoni mua baba i dashur, që i futa në atë shtëpi. Në atë shtëpi që e blemë, unë nuk jam futur asnjëherë që këtu e kaq vite sepse ajo shtëpi është bllokuar dhe jeton ish-burri im, që ta dëgjojë edhe publiku, me gjithë gruan e tij që ka marrë, me gjithë fëmijët e gruas dhe me gjithë fëmijën që ka bërë. Ish-burri im ka krijuar familje tjetër, e ka marrë atë shtëpi, jeton në atë shtëpi dhe unë atë shtëpi e shikoj me dylbi nga larg.

Ardit Gjebrea: Po ju nuk bëtë dokumente?

Klarida: Dokumentet janë të përbashkëta. Dokumentet i kam paguar unë. Unë kam pasur vetëm letra që i numëroj dhe nuk kam pasur ndonjëherë çelës të asaj shtëpie. Nuk jam futur asnjëherë në atë shtëpi zoti Ardit. Ato lekë që kërkoni ju, janë futur në atë shtëpi. Dhe ne duhet tani, që në atë shtëpi të bëhet diçka, të marrë pjesën time, atë dhomë që është atje, që janë dy dhoma dhe unë të marrë ato lekë e t’jua jap juve baba i dashur. Kam shumë vite zoti Ardit që e kam bërë me dokumente, kam shumë vite që jam përpjekur, kam shumë vite që kam luftuar që të futem.

Ardit Gjebrea: Dhe sot e kësaj dite ajo shtëpi duhet të jetë në emrin tënd apo jo?

Klarida: Në emër të përbashkët. Nuk është bërë ndarja. /tvklan.al