#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
“Gjenerata Alfa” – Miqësia dhe dashuria, Pjesa1
Të ftuar: Armand Peza, Anisa Zaçe
#gjenerataalfa #tvklan #edielashqiptare #arditgjebrea #riniashqiptare #prind #miqesi # dashuri #psikolog #emocion
“Arditi s’është shok i mirë”, Armand Peza shpërdoron ‘fishekun’ ndaj Gjebreas
Të rinjtë e “Gjeneratës Alfa”, rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan i përshkruajnë miqësitë si shumë të rëndësishme për ta, si ato reale, edhe virtuale. Për një adoleshent, shoqëritë janë mjedisi ku mund të shprehin veten, përpiqen të përshtaten e të mësojnë diçka. Megjithatë, ata e pranojnë se jo gjithnjë prindërit bien dakord me miqësitë e tyre, çka është një pikë delikate ku të rriturit duhet t’i orientojnë fëmijët që mos të humbasin identitetin dhe vendimmarrjen.
Armand Peza ndan formën që ai dhe Marçela kanë zgjedhur për fëmijët e tyre që janë në moshën e adoleshencës. Metoda e “fishekut të vetëm” duket se ka dhënë rezultate deri më tani për të nxjerrë në pah miqësitë e gabuara. Ai madje merr si shembull Ardit Gjebrean duke “ia thënë” në sy moderatorit se “s’është shok i mirë”, por këtë herë metoda “s’funksionon”.
Ardit Gjebrea: Ka pasur ndonjë rast kur ndonjë shoqe apo shok i Kaltrës nuk të ka pëlqyer, apo i Jonit, djalit tënd?
Armand Peza: Është një çikë e vështirë për të dekonspiruar veten apo fëmijët e mi apo formulat me të cilat funksionojmë. Megjithatë, ne kemi një gjë që ka ardhur në heshtje midis nesh.
Ardit Gjebrea: Pyetja ime do të ishte që si duhet të veprojë një prind në momentin që nuk i pëlqen apo futet pak më thellë në historinë e familjes apo të personazhit, të shokut apo të shoqes në këtë rast që po shoqërohet fëmija?
Armand Peza: Ajo që kemi bërë ne, më shumë ime shoqe se sa unë, ajo është më shumë orë me ta, i kemi dëgjuar me vëmendje gjithë kohën dhe i kemi lënë që t’i nxjerrin vetë konkluzionet e tyre, duke i trysnuar shumë butë. Ne e konsiderojmë sikur kemi vetëm një fishek për të përdorur, për ta vrarë atë të keqen që është jashtë nesh dhe s’duhet ta shpërdorojmë, duhet gjetur edhe momenti, edhe mënyra sesi t’ia thuash që Arditi nuk është shok edhe aq i mirë.
Ardit Gjebrea: Nuk dhe shembullin më të mirë, por s’ka gjë.
Armand Peza: Tani ca të vërteta duhen thënë!
“Mos të të shoh më me atë shok!”/ Reivisi ‘rebelohet’ ndaj prindërve: Është mosha për të gabuar
Gjatë bisedës me të rinjtë e “Gjeneratës Alfa” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, diskutohet edhe mospranimi i disa miqësive të tyre nga prindërit. Ndonëse prindërit duan më të mirën për fëmijët dhe s’duan që ata të ngatërrohen në rrugë të gabuara, për adoleshentët është e rëndësishme që mos t’u imponohen.
Psikologia Anisa Zaçe shpjegon se ka raste kur autoriteti i prinditt mund të përkthehet ndryshe te fëmija dhe ai të bëjë të kundërtën e asaj që i thuhet. Reivisi ndërhyn dhe shton se nuk do të ishte normale që të rinjtë të ndjekin urdhrat e prerë të prindërve pasi tregon mungesë karakteri.
Ardit Gjebrea: Si ndikon te fëmijët momenti që prindi i thotë fëmijës “mos të të shoh më me këtë?”
Anisa Zaçe: Unë mendoj që prindërit e këtyre fëmijëve duhet ta konsiderojnë veten me shumë fat. Unë dikur kur punoja dhe shkoja nëpër shkolla, një djalë më ka thënë “unë gjithmonë i pyes prindërit për shoqërinë time që të sigurohem të bëj komplet të kundërtën e asaj që më thonë”. Kështu që zakonisht tek adoleshentët, ai mendimi i prindit kthehet në një “ah, meqë ti do kështu, unë do të bëj komplet të kundërtën”, sidomos në një moment kur ti ia imponon fëmijës.
Ardit Gjebrea: Rebelohen shokët tuaj dhe shoqet?
Reivis: Është shumë normale në fakt.
Ardit Gjebrea: Është normale po, të bësh të kundërtën e asaj që të thotë prindi.
Reivis: Jo, por do të ishte shumë e çuditshme që meqë prindi të thotë “mos e bëj” ose më saktë, meqë jemi te shoqëria, “mos rri me këtë shok ose shoqe” dhe ti direkt të shkosh t’i japësh duart dhe të mos rrish më. Ti duhet të gabosh, mosha për të gabuar është, çfarë të keqeje ka? Ti do e nxjerrësh konkluzionin me kohën, do të kuptosh nëse prindi kishte të drejtë ose jo. Tani, të të thotë prindi “mos rri me këtë person” dhe ti direkt mos të shkosh të rrish me atë, për mendimin tim është shqetësuese, do të thotë që ti ke rritur një fëmijë që e urdhëron dhe nuk ka fije personaliteti.
“Shok apo prind?” Këshilla e psikologes i jep fund dilemës së të rriturve
Prindërit shpesh vendosen në pozitë përpara fëmijëve ku nuk dinë se çfarë gjuhe dhe qasjeje duhet të përdorin ndaj tyre për t’i bërë të kuptojnë gabimet. Psikologia Anisa Zaçe shpjegon në “Gjenerata Alfa” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se prindi s’duhet të pretendojë të jetë shok me fëmijën, por të mbajë pozicionin e tij.
Sipas saj, roli si prind duhet ndërthurur me gjuhën shoqërore të komunikimit që ai përdor ndaj fëmijës. Njëkohësisht, prindi është aty për të vendosur edhe kufirin përmes disiplinës dhe pjesëzës mohuese “jo”.
Ardit Gjebrea: Si i bëhet Anisa që ne të kujdesemi për fëmijët që ata të mos përballen me pasojat e gabimeve se varet nga gabimi, kur themi okej duhet të gabojnë, por deri ku, sa duhet të gabojnë?
Anisa Zaçe: Atëherë, si fillim unë mendoj që ka një rregull që ne jemi rritur, të paktën brezi im me idenë që po unë dua që fëmijën tim ta kem shok, kam thënë unë dhe bashkëmoshatarët e mi.
Ardit Gjebrea: A është e mundur?
Anisa Zaçe: Nuk duhet mendoj unë.
Ardit Gjebrea: Pse?
Anisa Zaçe: Shokë do të kenë plot ata, kanë nevojë për prind. Kur flasim për shoqërinë, është diçka tjetër. pra, kur flasim kur unë zgjedh shokët dhe prindi im nuk i pëlqen, unë do të zgjidhja të këshilloja atë prind të flasë me fëmijën e tij pse nuk i pëlqen dhe vendimi sigurisht në fund i mbetet fëmijës.
Ardit Gjebrea: Po kur të flas, do të flas si prind apo si shok?
Anisa Zaçe: Jo, si prind.
Ardit Gjebrea: Po të flas si prind, atëherë ka autoritetin t’i japë të gjitha por gjuha e shokut me fëmijën nuk funksionon?
Anisa Zaçe: Gjuha është tjetër gjë, pozicioni është tjetër gjë. Pra nëse unë zgjedh gjuhë shoqërore, jo të të them mua nuk më pëlqen ai…
Ardit Gjebrea: Atëherë bëjmë marrëveshjen e fjalës, çfarëdo të nddodhë, prindi është prind dhe fëmija është fëmijë. Këtu flasim për strategji, këtu flasim për taktikë, këtu flasim për gjuhën, mënyrën e komunikimit që ti përdor. Nëse do të përdorësh autoritetin e prindit, ndryshon gjëja. Në qoftë se ti do të futesh në piskologjinë e fëmijës dhe do t’i flasësh si shok, atëherë mendoj që është shumë më mirë sesa t’i flasësh si prind.
Anisa Zaçe: Po, këtu jemi dakord. Kur unë thashë që nuk duhet t’i bëhesh shok është që ti të vazhdosh në vazhdën e gjithë gjërave që fëmija mund të dojë të eksperimentojë apo të provojë. Unë mendoj që fëmijët kanë nevojë për disiplinë, kanë nevojë t’u thuhet jo, kanë nevojë që të mësojnë që jo gjithmonë do të dinë ata ta zgjedhin rrugën e duhur.
“Ka një mesazh për ty”- Pengu i nënës
# flutura # djale #aksident #varrim # ilirharxhi #enderr #funeral #kengetar #ndjese #mirenjohje #arditgjebrea
Parathënia e një kujtimi të pashlyeshëm: I këndova djalit dy këngë vaji mëngjesin e vdekjes së tij
Një peng i kahershëm e ka sjellë Fluturën në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Për të ndarë historinë e saj, ajo nis të rrëfejë fillimisht humbjen e madhe që ka pësuar, ndarjen nga jeta të djalit të madh, Admirit në lulen e rinisë.
Flutura: Kam 3 fëmijë, njëri më ka vdekur 22 vjeç. Ka lindur më 4 janar të vitit ’76. Filloi në shkollë, vetëm me fletë nderi, ishte i pari i klasës, i kam fletët e nderit në çantë dhe mësonte shumë. Mbaroi 8-vjeçaren dhe e transferuan burrin në qytetin e Bulqizës, aty vazhdoi gjimnazin.
Ardit Gjebrea: Si e kishte emrin djali?
Flutura: Admir.
Ardit Gjebrea: Pasi mbaroi gjimanzin, Admiri filloi punë, po?
Flutura: Pasi mbaroi gjimnazin, burri ishe pushuar nga puna, unë pushuar nga puna dhe vazhdoi punën në ndërtim se ne të dy pa punë, ai vazhdoi punën, ndërtoi shtëpinë vetë dhe gjatë kohës që ndërtonte shtëpinë, një komshiu ynë e adresoi dhe e çoi në punë tek një firmë ku prodhonte dhe vinte duralumin, prodhonte dhe vinte duralumin, pronari quhej Ilir Harxhi. Ai e mori në punë dhe e trajtoi jo si një puëntor, por si vëllanë e vet.
Edhe pse Iliri i kishte lënë në përdorim makinën e tij, Admirit i pëlqente shumë një motoçikletë. Ndonëse familja dhe Iliri këmbëngulnin që ai të hiqte dorë, djali arriti që ta blinte dhe më pas do të ndodhte aksidenti fatal. Flutura kujton mëngjesin e aksidentit dhe bisedën e fundit me të birin ku krejt papritur, ajo i këndoi atij dy këngë vajtuese.
Flutura: Një ditë, duke u kthyer nga puna bëri aksident. Një ditë para se të shkonte në punë, ai vazhdonte kurs për këngëtar dhe kishte mbaruar kursin 6 muaj për këngëtar, por këndonte bukur. Më uli një ditë përpara në shtëpi, tha “do të më dëgjosh duke kënduar”, këndoi tri këngë që kishte mësuar atje, tha në “janar do të dalim me grupin që të këndojmë”. Tha “do të jesh ti spektatorja e parë”, unë isha e para dhe e fundit e atij. Të nesërmen në mëngjes, në orën 6 e gjysmë, u ngrita, i bëra bukën gati dhe i thirra. Çohu, i thashë unë, të shkosh në punë se u bë vonë. “Ndize magnetofonin” tha, thashë nuk ka drita. “Këndo ti”, më tha mua dhe unë i këndova një këngë që e këndojmë në gjuhën, unë flas gjuhën bullgare, jam nga Golloborda, këngë vaji por e këndojmë te zona jonë.
Ardit Gjebrea: Po ç’tu dha që këndove këtë këngë?
Flutura: Nuk e di, dy këngë vaji i këndova djalit atë ditë, m’u tha goja.
Ardit Gjebrea: Dy këngë vaji.
Flutura: Dy këngë vaji, u ngrit, më përqafoi dhe gati në të qarë më tha mua me dorë në zemër “ti mos u mërzit, unë do të filloj të këndoj, do të bëhem këngëtar dhe aktor” se kishte biseduar për të shkuar në shkollë për aktor. U përqafuam, u vesh, iku në punë, në darkë nuk u kthye më.
Pengu i 27 viteve, nëna rrëfen takimin me djalin e vdekur në botën e ëndrrave
27 vite më parë, familja e Fluturës u prek nga një tragjedi, humbja e djalit të madh, Admirit në moshën 22-vjeçare. Nëna ndau me “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, kujtimin e hidhur të ditës së fundit me të birin, mëngjesin kur ajo e përcolli për në punë duke i kënduar dy këngë vaji pa e ditur se mbrëmja nuk do ta sillte në shtëpi.
Admiri humbi jetën në një aksident atë mbrëmje dhe për familjen ishte një goditje e rëndë. Punëdhënësi i djalit, Ilir Harxhi qe personi që jo vetëm kujdesej për Admirin kur ishte gjallë, por edhe atë ditë të trishtë ai e respektoi deri në fund duke paguar çdo shpenzim. Pas 27 vitesh, Fluturën e ka sjellë në studio një peng në trajtën e një ëndrre.
Flutura: Unë sivjet e pashë në ëndërr. Sikur isha atje ku u rrit te shtëpia, më kishte kthyer shpinën. I thashë unë pse më ke kthyer shpinën? Po punonte me lopatë. Çfarë ke i thashë unë, kthehu të të shoh. “Jo, më lër rehat se po punoj për Ilirin”, tha.
Ardit Gjebrea: Si për Ilirin?
Flutura: Nuk e di, ja aq më tha. “Po punoj për Ilirin, më lër se jam duke punuar për Ilirin”, tha. Edhe unë u zgjova, thosha unë pse… faktikisht mua m’u sëmur burri pasi djali vdiq, kaloi depresion dhe ashtu vdiq, i sëmurë. Shëtita nëpër spitale me atë dhe u shkëputa nga Iliri.
Ardit Gjebrea: Ndërkohë që ti the që Iliri ka ndenjur tri ditë e tri net aty.
Flutura: Tri ditë e tri net bashkë me të gjithë njerëzit aty. Atë ditë që vdiq çuni, mua më binte të fikët herë pas here, nuk isha në vete. Burri me një tronditje, me gjithë funeralin, me gjithë ato të çunit, ai e dinte se ne ishim keq nga gjendja ekonomike se ata qanin hallet, i tregonte djali, i dinte. I ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet, me funeral, me arkivol, me drekën që kemi dhënë, kishte mbi 200 vetë, i ka paguar komplet Iliri dhe nga hallet që kam pasur dhe problemet, nuk m’u dha mundësia të shkoj e t’i them Ilirit të paktën t’i kisha larë ato të drekës apo.. gjithmonë e kisha peng, arkivoli i çunit pa paguar. Nuk m’u dha mundësia.
Çfarë e lidh mesazheren e re të “Ka Një Mesazh Për Ty” me Ertugrulin?
Rubrika “Ka Një Mesazh Për Ty” ka një mesazhere të re. Pas transmetimit të mesazhit për Ilirin, drejtuesi i programit të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan shkon drejt mesazheres të re për të na njohur me të. Ajo quhet Ertugela, vjen nga Berati dhe jeton prej tre vitesh në Tiranë ku studion për Infermieri. Emri i saj na sjell ndërmend edhe një personazh të njohur, në të cilin ajo gjen pak veten
Ardit Gjebrea: Gjilpërat që bëhen këtu janë gjilpërat e dashurisë dhe të shpirtit.
Ertugela: Janë gjilpëra shumë të bukura këto këtu.
Ardit Gjebrea: Ti e ke emrin Ertugela.
Ertugela: Po.
Ardit Gjebrea: Dëshiron të të thërrasim Ertugela apo thjesht Gela?
Ertugela: Ertugela, mendoj. Shpesh ma thonë si Ertugruli, por siç kam edhe emrin ashtu jam edhe unë, pak luftarake.
E mira e paharruar, Flutura vendos në vend amanetin e djalit pas 27 vitesh
Ëndrra e një nate gushti me pengun e 27 viteve e ka sjellë Fluturën në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Siç tregoi gjatë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, në atë ëndërr ajo ‘takoi’ djalin, Admirin që humbi jetën në aksident në moshën 22-vjeçare.
Ajo ëndërr i kujtoi Fluturës se duhej të përmbushte një amanet dhe të gjente një rrugë për të falenderuar Ilir Harxhin, i cili asokohe ishte punëdhënësi i Admirit që e trajtonte si një shok. Goditjet e njëpasnjëshme e bënë të humbiste kontaktet për t’u ritakuar në studio. Për Fluturën është shlyerja e një pengu, ndërsa për Ilirin kthimi i ‘kripës’, i të mirave që është përpjekur të bëjë në jetë.
Flutura: Ilir, të falenderoj që erdhe dhe sot mua më ka prurë Adi të cilin ti e deshe si vëlla, si shok. Asnjë tjetër nuk ka bërë aq sa ke bërë ti për atë. Edhe kur ishte gjallë ti ia bëje qejfin. Të më falësh, kam ardhur të të kërkoj një falje se u shkëputëm prej atëherë, nuk patëm mundësi komunikimi se…e thashë edhe pak më parë, burri m’u sëmur pasi iku djali, shëtitëim shumë nëpër spitale, hallet tona, problemet, ne duhet t’i kishim mbajtur kontaktet me ty dhe nga fundi i gushtit e pashë në ëndërr ku më tha “po punoj për Ilirin, ti s’e ke parë Ilirin”, më tha mua. Ti ke bërë në atë kohë diçka që nuk e bën njeri. Ti i dije kushtet tona ekonomike, punonte vetëm Adi tek ti dhe qanit hallet njëri me tjetrin. Por edhe ti në atë kohë nuk ishe i pasur. Unë në atë kohë nuk isha… dhimbja ishte e madhe, nuk e dija çfarë bëhej fare, ti kishe amrrë përsipër gjithë shpenzimet e funeralit, gjithë shpenzimet e drekës së djalit dhe të kërkoj shumë falje që kemi mbajtur distancë prej teje se ti do të jesh vëllai im sikur ishe vëllai i djalit tim dhe e ke dashur djalin tim, nuk e kishe si punëtor e ti përgjegjës i tyre, por ti e konsideroje si shok, si vëlla dhe të jam shumë borxhlie. Të kërkoj ndjesë përpara gjithë botës.
Ardit Gjebrea: Ky është pengu i Fluturës që përgjatë gjithë këtyre viteve nuk të falenderoi dot siç duhet ose të të thoshte sa kushton që të të kthejmë paratë dhe këtë e ka shprehur edhe me gazetarët e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty”. “Të paktën edhe pas ëndrrës, të paktën ta falenderoj publikisht që të çoj në vend një merak, një amanet”.
Ilir:Unë jam shumë i prekur. Në njëfarë mënyre ne marrim edhe edukatën e familjes dhe ata që më njohin e dinë që unë e kam edhe të fituar, por edhe të trashëguar atë që më kanë dhënë prindërit. Kemi dhënë dhe kemi falur dashuri saqë ndonjëherë them, si është ajo shprehja, të mirën hidhe në det sepse kripa do të të vijë në gjellë dhe ndonjëherë bëj humor me veten, them ore kam hedhur aq shumë të mira në det dhe s’po më vjen gjëkundi, megjithëse mosha bën të vetën, tashmë jam tri herë gjysh kur i thonë, por ja ky moment është ajo kripa që ka nevojë njeriu t’i kthehet mbrapsht.
“Ka një mesazh për ty” – Nënë e bir me HIV, u shpëtoi jetën
#arditgjebrea #e dielashqiptare #mesazh #mirenjohje #raidapetrela #transmetim #semundje # vjeherr #spital #semundje #infektiv #bashkeshort #martese #
“Djali 6 muaj me temperaturë, pësoi vdekje klinike”, diagnoza që ndryshoi jetën e nënës e fëmijës
Rrëfimi i radhës në “Ka Një Mesazh Për Ty” vjen ndryshe këtë herë pasi nëna ka zgjedhur që të ruajë anonimitetin e saj dhe të djalit. E vendosur pas një kuinte në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ajo tregon për martesën me mblesëri dhe mjaft të nxituar me ish-burrin.
Familja e tij donte që brenda 3 ditësh të përfundonte gjithçka. Pas martese, ajo kupton se bashkëshorti largohej shpesh nga Shqipëria, bënte jetë të shthurur dhe ishte përdorues droge. Ndërkohë, kishte shumë mosmarrëveshje me ish-vjehrrën ndërsa kur mbeti shtatzënë, ish-bashkëshorti e dhunoi pasi nuk donte që fëmija të lindte.
Njëkohësisht, ajo kishte probleme me shëndetin pasi kishte gjakrrjedhje të shpeshta nga hundët, gjendje të fikëti që zgjaste disa orë ndërsa kur lindi fëmija, pati edhe ai probleme të rënda shëndetësore.
Nëna: Kur bëhet fëmija 3-muajsh, i fillon një temperaturë në shtëpi. Kjo temperatura zgjat deri në 6 muaj, por 3 muaj e kam mbajtur në shtëpi, me temperaturë.
Ardit Gjebrea: Si, i zgjati 3 muaj temperatura?
Nëna: 3 muaj fiks, 24 në 24 orë në ditë, vetëm një ditë të javës i bënte pushim temperatura herë pas here pastaj e çonim në urgjencë. Ngrihet babi im pas…
Ardit Gjebrea: Ndërkohë temperatura i vazhdonte.
Nëna: Po i vazhdonte sepse unë nuk i tregoj familjes. Në momentin që fëmija përkeqësohej, ata nuk më çonin te babi, më bënte presion vjehrra, “nuk ke për të ikur te babi”, thuaji që nuk do të vij dhe unë i thoja babit që nuk do të vij, nuk i tregoja që fëmija ishte keq. Vjen babi, shikon që çuni ishte… të digjte, ç’të të them, me 42 temperaturë dhe e sheh babi çunin kështu, çfarë ka çuni tha? flet ish-vjehrra, mashtrimet u mblodhën dhe i thotë “çuni është me temperaturë, jo e ka sy, jo kështu, jo ashtu”, babi thotë “jo, fëmijën nuk e lë kështu, do ta marr do t’i bëj analiza e kontrolle, të gjitha, nuk do t’i lë asgjë që të paktën të dimë çfarë ka fëmija”.
Me shumë këmbëngulje, ajo arriti ta dërgonte fëmijën në spital, por me t’u kthyer në shtëpi u përball me një tmerr.
Nëna: Muajin e fundit të 3-mujorshit bëri vdekje klinike.
Ardit Gjebrea: Si vdekje klinike?
Nëna: Në shtëpi. Aty pastaj, çuni po jepte jetë dhe zihem me ish-vjehrrën, i them ish-kunatit, e marr fëmijën në krah, unë do ta çoj në spital tani, nuk e mbaj më fëmijën në këtë gjendje, bëni ç’të doni, nuk më intereson se çfarë do të ndodhë me mua. Ish-kunati më thotë “hajde ta çojmë në spital” sepse fëmija ishte në ato momentet e fundit dhe kishte vetëm gërhitje, i kishin ikur sytë.
Nëna tregon se më pas kaluan 1 muaj në spital, nën mjekim. Mjekja i drejtoi për në Tiranë ku ndenjën tri javë në pediatri derisa i transferuan te Spitali Infektiv ku mësuan diagnozën e djalit
Nëna: Diagnoza e djalit tim është zbuluar në momentin që ne transferohemi te spitali tjetër.
Ardit Gjebrea: Cili?
Nëna: Aty ku fëmija im është sot, tek Infektivi. Aty ndryshoi çdo gjë.
Ardit Gjebrea: Cila ishte diagnoza e djalit?
Nëna: Me HIV/AIDS.
Ardit Gjebrea: 5-muajsh?
Nëna: Po.
Rrjedhimisht, edhe nëna u diagnostikua me HIV/AIDS pasi ishte bartëse e tij e që më pas kishte kaluar te djali.
Lufta për jetën e nisur nga sekreti: Ish-burri më transmetoi HIV/AIDS!
1 dhjetori shënon Ditën Botërore të HIV/AIDS dhe rrëfimi në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” lidhet me këtë sëmundje. Nëna që ka ardhur të ndajë historinë e saj dhe të të birit ruan anonimatin, por tregon si ajo dhe fëmija kanë marrë sëmundjen.
Në rrëfimin e saj për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan u mësua sesi djali u diagnostikua me HIV/AIDS në moshën 5-muajshe. Më pas, analizat konfirmuan se nëna kishte të njëjtën sëmundje dhe mbetej të zbulohej transmetuesi.
Ardit Gjebrea: Si u bind ish-bashkëshorti që të bënte këto analiza?
Nëna: Nisem, i shkruaj direkt, kërkon doktoresha i them unë…
Ardit Gjebrea: Pa i treguar pse.
Nëna: Pa i treguar fare pse dhe do të flasësh pak me doktoreshën, do ta kaloj unë i them sepse normale që nuk do të tregonte të vërtetën.
Ardit Gjebrea: Normale, derisa të vinte.
Nëna: Po. Flet dr. Rajda dhe i thotë ky po, unë do të bëj analizat atje ku ndodhet.
Ardit Gjebrea: Dhe si rezultoi?
Nëna: Dhe rezulton pozitiv dhe kthen përgjigje që është pozitiv.
Ardit Gjebrea: Me HIV/AIDS edhe ai.
Nëna: Po, është edhe ai
“Shihemi ne Gjyq” – Borxhi që po rrezikon ndarjen e çiftit
#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #dritan #dituri #prone #sukth #sherr #borxh #divorc
“Nuk e prish familjen për askënd!” Djali i vë kusht nënës: Paratë ose dil nga shtëpia!
Dritani është detyruar të vijë nga Italia për të zgjidhur në “Shihemi në Gjyq” një konflikt me nënën. Në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai thotë se duan që t’i prishin familjen.
“Unë nuk e prish familjen për askënd në botë, por sot do të japin llogari ata persona që duan të ma bëjnë këtë gjë”.
Nga ana tjetër, Dituria nuk pranon të shesë shtëpinë e ndërtuar me mund pasi ajo e bashkëshorti janë të sëmurë.
“Unë nuk dal nga shtëpia, jo djali të më thotë, por Perëndia të më thotë! Atë shtëpi e kam vënë me forcat e mia dhe burrit tim! Burri im sot është i sëmurë, unë vetë jam e sëmurë harroje se shtëpia do të shitet!”
Në përballjen në studio, Dritani i kërkon nënës 50 mijë euro që thotë se ajo ia ka borxh. Ky borxh ka shkaktuar një krizë të fortë në marrëdhënien e tij me bashkëshorten. Dituria thotë se asnjëherë nuk ka pasur qëllim të keq në përpjekjen për ta ndihmuar të birin.
Dritan: Kam sjellë këtë zonjën sot për një problematikë që më ka një borxh prej 50 mijë eurosh.
Eni Çobani: Zonja është mamaja, tani që ta kuptojë edhe publiku, përdorimi i këryre shprehjeve është bërë…
Dituri: Si i thua nënës zonjë?
Dritan: Nuk më intereson, unë dua lekët e mia sepse unë ato lekë t’i dhashë me mirëbesim të më merrje një shtëpi në Shqipëri. Ju vajtët i çuat diku tjetër, bashkë me zotërinë.
Dituri: Ne nuk ia nisëm asaj pune që lekët tona të fluturonin në ajër, por u nisëm që të tërreugllonim ty.
Dritan: Lekët tani, unë nuk ndahem nga gruaja ime për këto sepse gjysmat janë të gruas, gjysmat janë të miat.
Dituri: Nuk ta dëshiroj atë që ti të ndahesh nga gruaja jote.
Dritan: Unë dua lekët e mia, gjeni zgjidhjen së bashku ose ndryshe merr rrobat, ik nga shtëpia.
Dituri: Ku të shkoj unë? Kam 20 vjet që rri me ty.
“Jam i bindur që ti s’do ta bëje!” Ardit Gjebrea vendos Eni Çobanin para zgjedhjes
Publiku i programit “E Diela Shqiptare mbajti anën e Dritanit në konfliktin me nënën e tij në “Shihemi në Gjyq”. Pavarësisht se deri në këtë moment ai i ka kërkuar nënës të largohet nga shtëpia nëse nuk gjendet një zgjidhje për paratë, publiku mendon se Dituria ka vepruar gabim.
Njëra nga zonjat shpjegon se Dituria ka vendosur pa e pyetur Dritanin se ç’të bëjë me paratë duke i çuar te vëllai i saj për të marrë përqindje. Ajo shton se të paktën duhet të kishte marrë një deklaratë noteriale siç Eni Çobani ka theksuar shpesh përgjatë seancave, çka ndërmjetësja e pohoi edhe këtë herë.
Por moderatori Ardit Gjebrea ka një mendim krejt ndryshe se si do të vepronte Eni Çobani në një rast të ngjashëm.
Ardit Gjebrea: Unë jam i sigurt znj. Eni që ti me vëllain tënd s’do ta bëje, jam i sigurt.
Eni Çobani: Ndoshta edhe jo, nuk na ka rënë rasti…
Ardit Gjebrea: Por unë e di që jo.
Eni Çobani: Shiko…
Ardit Gjebrea: Për aq sa shumë e do vëllain, ti kurrë nuk do ta bëje. Ti do të thoje paratë do t’i paguaj unë dhe nuk e bëje.
Eni Çobani: Atëherë, meqenëse më bëre këtë krahasim, është ndryshe kur paratë janë tonat. Zonja ka marrë përsipër paratë e djalit, pra është një ndryshim shumë i madh. Këtu nuk janë paratë e Diturisë. Ky është kontributi dhe djersa e Dritanit me bashkëshorten.
Ardit Gjebrea: Unë po them paratë e Aldit, do i kishe thënë vëllait hajde shkojmë te noteri nëse do t’i kërkonte?
Eni Çobani: Besoj që po, për djalin po, pa diskutim. Për djalin po.
Ardit Gjebrea: Për të tuat jo?
Eni Çobani: Për të miat jo, pa diskutim. E them me shumë ndërgjegje që në qoftë se do të ishin të miat patjetër që… vëllai e motra janë me shpirtin nuk diskutohet, nuk e uroj kurrë që të kemi grindje të kësaj natyre por varet shumë edhe nga njerëzit të cilët kemi përballë, kush është motra e vëllai, nuk janë të tëra njësoj, marrëdhëniet, dashuria apo miqësia.
Dashuria që s’e mposhtin as milionat, djali i dorëzohet përqafimit të nënës
Edhe pse seanca e parë e ndërmjetësimit për muajin dhjetor nisi me një konflikt të vështirë mes Dritanit dhe nënës, Diturisë, duket se ka gjithnjë shpresë. Përballja e tyre në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan erdhi për shkak të një shume prej 50 mijë eurosh që Dritani u kishte dhënë prindërve për t’i blerë një shtëpi në Shqipëri.
Në mirëbesim, këto para i kishin kaluar vëllait të Diturisë që u jepte përqindje dhe kanë mbetur edhe 30 mijë euro për të shlyer. Situata ka shkaktuar krizë mes Dritanit e bashkëshortes që i përket gjysma e parave dhe si rrjedhojë, ai ia kërkon nënës që s’ka mundësi t’ia kthejë.
Ndërmjetësja Eni Çobani shpreson se deri në prag të Vitit të Ri do të ketë një përgjigje përfundimtare për këtë rast, por më të rëndësishme sheh riparimin e raportit nënë e bir.
Eni Çobani: Dritan, kam edhe unë një vëlla. E dua shumë, ma përmendi edhe Arditi këtu. Sigurisht s’kemi pasur sprova të tilla kurrë dhe nuk do ta uroja kurrë, por jam e bindur që edhe ai me mua, edhe ti sot me Diturinë nuk do të ndahemi dot asnjëherë, jo për 30 milionë e 50, por për shumë miliona sepse dashuria që kemi është shumë më e madhe dhe më e fortë.
Dritan: Znj. Eni, nëna është nënë, ngelet nënë kur i thonë por ama kur arrin situata që krijon familje, para fëmijës tënd…
Eni Çobani: Patjetër, fëmija është shumë i shtrenjtë, nuk diskutohet, por edhe nëna është e pazëvendësueshme.
Ardit Gjebrea: Një përqafim Dritan, me znj. Eni të dy!
Seanca e parë e këtij muaji të ri në “Shihemi në Gjyq” mbyllet me dashuri, një përqafim mes nënës e djalit.
“Kënga Magjike”- Java 10
Me pjesëmarrjen e: Kategoria Big: Eldis Arrnjeti, Do’a
#arditgjebrea #kengamagjike #kengamagjike2024 #music #festival #albanianmusic #muzikshqip #award #anxhelaperisteri #marselacibukaj #andivrapi #sardishehu #kleartduraj