#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

“Gjenerata Alfa”- Sa ndikon politika tek të rinjtë?

Të ftuar: Jonila Godole – Drejtuese e Institutit për Demokraci media dhe kulture, Pedagoge, Studiuese e shkencave të komunikimit, Ermal Hasimja – Politolog, Pedagog, Administrator "Ernest Koliqi" Maura Linadi – Këshilltare "Bashkia Tirane"

#gjenerataalfa #tvklan #edielashqiptare #arditgjebrea #shqiperi #tv #televizion #debat #politike #lidership #forumerinore

“Ka një mesazh për ty”- Pentagrami i dashurisë së Ingrid Pulizo

#ingridpulizo #pianiste #valbona #enderr #biologjik #nene #adoptim #biresim #lot #hidherim #gezim #mirenjohje

Humbi prindërit brenda dy vitesh, Ingrid kujton sinjalin e së vërtetës: Shoqes i doli padashur…

Ingrid është pianiste në TKOB, por ndër simfonitë që mund të ketë luajtur, ajo e jetës së saj është më e fuqishmja. Ajo nis të shfletojë partiturën ende të papërfunduar me rrëfimin e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty”, ku akordet e para janë të buta, me rritjen në një familje që i dha shumë dashuri, ngrohtësi e gjithçka mund të dëshirojë një fëmijë.

Më pas, notat e rrëfimit prodhojnë tinguj dhimbjeje teksa tregon humbjen e të  dy prindërve brenda dy viteve dhe përjetimin e të ndierit vetëm. Pak ditë më pas, tregon Ingridi për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, mësoi se jeta që kishte njohur deri në atë moment, fshihte një sekret të madh.

Ingrid: Në kufi të dy vjetëve, nga një vit e gjysmë, i pari më humb jetën babai, pastaj nëna. Kuptohet në luftë me sëmundjet, me moshën, babai… sa po e merrja veten nga humbja e babait, më ndodhi e nënës. Aty realisht kuptova sa jetime mbeta, në sensin kushdo, prindi të lë jetim në çdo moshë, por atë mëngjes që u zgjova pa zërin e mamit, pa shikimin e saj, pa… e kuptueshme nga të gjithë besoj se sa e varfër është bota pa dashurinë e nënës domethënë. Përtej kësaj, nuk e dija që isha pjesë e një historie më të madhe se kjo. Një sinjal të parë, vetëm dy javë pas humbjes së nënës, diku nga 15-16 nëntori, një shoqe imja ma jep si sinjal të parë, mes lotëve, i doli padashur, pa qëllim të keq.”Të kanë dashur shumë, je fëmijë i birësuar”. Për momentin, kuptohet mosbesimi sepse jo se nuk ishte frazë e dëgjuar ndonjëherë, për arsye se duke qenë fëmijë i vetëm, në periudha…. edhe sot e kësaj dite ekziston gjithmonë ai lloj dyshimi, isha mësuar me atë frazë. Gjithmonë kam qenë shumë e përkëdhelur nga prindërit në sensin e mirë të  fjalës duke e menduar veten si fëmijë dëshire.

“Lulja e Pranverës”/Rastësia e pashoqe: Nëna biologjike dhe babai birësues, të lindur në të njëjtën ditë

Brenda dy viteve, Ingrid ka pësuar humbjen e njëpasnjëshme, të fortë e me dhimbje çjerrëse të prindërve të saj. E mbytur nga emocionet në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo e ka të vështirë të flasë për ta sepse dhimbja është ende shumë e freskët, ashtu si e vërteta që i erdhi në një ditë nëntori. E ëma sapo kishte ndërruar jetë kur një mikeshë i tregoi se prindërit që e kishin rritur e dashur aq shumë, s’ishin ata biologjikë.

Për vite me radhë, miqtë e familjes ishin betuar ta ruanin sekretin, por e vërteta ruhej edhe në dokumentet e trashëgimisë ku emri i Ingridit nuk rezultonte në ndonjë certifikatë. Kësaj prove i bashkëngjitet edhe një kujtim i Ingridit, një frazë e të atit që nuk ia kishte kuptuar dot peshën deri në momentin që mësoi të vërtetën.

Ingrid: Jemi të dy me babain të  majit. Gjithmonë bënte shaka kur vinte ditëlindja, se e kemi me 7-8 ditë diferencë, unë jam e 4 majit, babi i 13 majit. Ne jemi lulet e pranverës i thosha unë, por ai më thoshte “ti je lulja e Pranverës”. Nëna ime gjenetike quhet Pranvera.

Ardit Gjebrea: Uau!

Ingrid: Po, është koincidencë. Të lindur të dy në të njëjtën ditë. Edhe mamaja, Pranvera është e 13 majit.

Ardit Gjebrea: Me babain tënd?

Ingrid: Me babain tim.

Ardit Gjebrea: Ai e dinte emrin e nënës tënde?

Ingrid: Sigurisht, birësimi është bërë në mënyrë…

Ardit Gjebrea: Prandaj ai të thoshte “ti je lulja e Pranverës”.

Ingrid: Po, por të tëra këto janë perceptime të mëpasme. Është një proces i dhimbshëm sa nuk di. Sot e kuptoj pse më thoshte “ti je lulja e Pranverës”. Mamaja ime quhet Pranvera Tola, lindur në Tiranë. Në moshën 20-vjeçare më lind mua dhe ndërron jetë në ’77-ën, në janar. Mbase mund të jem edhe unë arsyeja, të lindje një fëmijë jashtë martese, fëmijë dashurie si mund të thuhet, nuk është e thjeshtë.

60-vjetori ’troket’ me një surprizë jete, Valbona realizon ëndrrën në sirtar

Vitet e fundit kanë sfidues për Ingridin pasi jeta i është shenjuar nga humbja e prindërve dhe gërmimi drejt së vërtetës për të mësuar mbi prejardhjen dhe identitetin e saj. Në historinë që ndau me “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo tregoi momentin kur mësoi se ishte e birësuar dhe kërkimin e gjatë për prindërit biologjikë.

Nëna, Pranvera i ka ndërruar jetë në moshë të re e prej saj ka mbetur vetëm një foto krah Ingridit të vogël. Babai mbetet ende një pjesë e paplotësuar e formueses së saj. Megjithatë, Ingridi nuk ka qenë asnjë çast e braktisur sepse mes njerëzve që i janë gjendur pranë, është mbajtur fort pas dorës së Valbonës.

Veç lidhjes familjare, mes tyre ka një miqësi të fortë, mbështetje dhe shumë dashuri ndaj Ingrid dëshiron t’i shprehë gjithë mirënjohjen e saj.

Ingrid: Nuk mjaftojnë fjalët, nuk mjaftojnë surprizat për atë që ti je. Çupë e denjë e familjes tënde, nuse e denjë e familjes sime, motra ime, shpatulla ime në gjithë situatën e jetës sime dhe sidomos vazhdon je telefonata e parë dhe e fundit që mund të bëj në ndonjë situatë. Nuk kisha mënyrë tjetër të të falenderoja ty në këtë prag 60-vjetori dhe doja të të bëja një surprizë jete që të mbetej. Të kam shqetësuar emocionalisht, por ti je gocë kapedane.

Valbona: Giti, ti je dashuri!

Ingrid: Përtej kësaj surpriza ime shkon një çikë më tej. Ti ke një ëndërr në sirtar dhe unë ta di shumë  mirë, “një ëndërr ja po trokasin provimet, zemrat tona plot emocion”.

Valbona: Uau!

Ingrid: Duhet që të tërë ta dëgjojnë zërin tënd të bukur, shpirtin tënd të bukur dhe të mbetej historia  jonë përjetë ashtu si janë lidhur fatet tona përjetë. Nuk do të të shoqëroj unë jo se nuk ma mban emocionalisht, kam sjellë një mikun tim, koleg të Operas që do të gjeni diçka, një strofë ta këndoni përjetë, e mbetur përjetë kujtim i bukur jo për mua se unë e di sa zë të bukur ke, por për nipërit dhe mbesat që uroj të trashëgohen dhe të gëzohesh mbase edhe me stërnipërit e stërmbesat. Të dua shumë, s’kam fjalë ta them.

Valbona: Kjo është një dhuratë jashtëzakonisht e bukur. Jo të gjithë kanë fatin të përjetojnë emocione të tilla. Unë e pata sot.

Siç Ingrid tregoi më herët, ëndrra e Valbonës ishte muzika por gjatë regjimit të diktaturës s’mundi ta ndiqte prej biografisë. Sot, ajo e realizon duke sjellë pak magji me “Thërrime dashurie”.

“Ka një mesazh për ty”- Babagjyshi sekret i Hajries

#rrahim #hajrie #secretsanta #babagjyshisekret #dhurata #fanse #komandantdrini #familje #feste #mesazh #arditgjebrea

“Shihemi në Gjyq”– Tradhëtia në kohën e azilit

#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #saimir #llane #drilona #tradheti #azil #gjermani #divorc

Shtëpia në lagjen muzeale pa adresë, Eni Çobani njofton zgjidhjen e problemit

Rubrika ”Shihemi në Gjyq” sjell çdo javë konflikte  të vështira, por është një nga hapësirat përmes të cilave është gjetur edhe zgjidhja e tyre. Në çelje të puntatës së radhës së rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani ka një lajm të mirë për rastin e 24 nëntorit, përballjen mes Vangjelit e Parashqevisë që janë motër e vëlla e njëkohësisht, babait të tyre, Andonit.

Përtej përplasjeve familjare, një nga problematikat kryesore ishte fakti që shtëpia e tyre në lagjen “Mangalem” të  Beratit rezultonte pa adresë. Çobani njofton se drejtoresha e gjendjes civile ka reaguar dhe i ka dorëzuar rezultatin e regjistrimit.

Eni Çobani: Javët kalojnë, zgjidhjet sigurisht që nuk i marrim brenda ditës, duhet të kalojë ca kohë dhe në emisionin e datës 24 nëntor që kemi pasur dy fëmijë të një babai të shkëlqyer, sikundër ishte z.Andon Capo, besoj të gjithëve ju kujtohet, shqetësimi im kryesor përveç faktit të Vangjelit me Parashqevinë,  ishte sesi shqiptarëve mund t’u hiqet adresa e banesës. Kjo gjë u reflektua brenda javës nga znj. Lumturi Durmishi, drejtoresha e gjendjes civile, të cilën unë gjej vend për ta përshëndetur, e cila menjëherë më ka telefonuar brenda natës dhe brenda javës së parë më ka dhënë pikërisht rezultatin e regjistrimit sërish të z. Andon Capo në adresën e tij, në lagjen muzeale ku ndodhet shtëpia e tij kështu që besoj që gjysma e problematikës mbaroi, pjesën tjetër do ta vazhdojmë në Berat. Faleminderit edhe njëherë znj. Lumturi!

“Lëre të dashurin se e dua unë”/ Babait i bie ‘bomba’ nga rrëfimi i djalit: Mjerë kë zë halli!

Saimiri ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e tij, Llanin. Rrëfimin e tij në rubrikën e së “Dielës  Shqiptare” në Tv Klan ai e nis me një dashuri prej së cilës ka dy fëmijë. Saimiri tregon se fillimisht familjarët e tij dhe gruas, Drilonës me të cilën është ndarë por jo divorcuar, s’ishin dakord. Gjithsesi ata vazhduan historinë e tyre dhe pasi bënë fëmijët, vendosën të shkonin në Gjermani.

Llani thotë se ishte në dijeni të të gjithë veprimeve të të birit, por bëri “një sy qorr e një vesh shurdh”. Atij nuk i pëlqente nusja sepse i dukej e papërshtatshme. Pasi shkuan në Gjermani, Saimiri tregon se arritën të merrnin disa dokumente për azilin, por ndodhi diçka e papritur. Sipas tij, e shoqja i ka kërkuar kësaj gruaje që ta lërë të dashurin e saj dhe të vazhdonte ajo me të sepse i kujtonte ish-in.

Saimir: Aty takojmë një shqiptare, shoqe, familjare kjo. Aty nusja fillon të njihet me këtë. Ajo ia thotë të gjitha, historinë e saj e të gjitha. Kjo i beson, ia hap barkun të tërë, kjo imja, ishi im. I nxjerr të tëra, ça ka bërë, ça s’ka bërë, edhe çfarë bënte atje në banesën e saj. Na heqin, jetojmë 3 muaj aty, ikim në një vend tjetër se azil ishte, na çojnë në një vend tjetër. Në vendin tjetër vjen ky problemi i telefonit se kësaj i thoshte lëre ti të dashurin që ta ashtu unë se ky ngjan me ish-in tim.

Saimiri shton se Drilona i tregoi kësaj shoqeje çdo histori, lidhur edhe me të shkuarën e saj dhe për një lidhje që kishte pasur para tij. Jo vetëm kaq, ai pretendon se ka pasur tradhti nga ana e së shoqes gjatë martesës. I skandalizuar, Llani ngrihet në këmbë dhe pyet të birin pse nuk i ka treguar kurrë asgjë.

Llani: Ore të keqen babai, po ti s’më ke thënë asnjëherë asgjë për këto gjëra!

Saimir: Ça të të them?

Llani: Po ku m’i nxjerr tani?

Saimir: Po ju me ato probleme që keni pasur, unë çfarë t’ju them juve? Çfarë t’ju ngarkoj më unë juve? Ju ishit copë-copë për vete, ça t’u thosha juve?

Llani: Ore qofshit haram si fëmijë!

Saimir: Çfarë t’ju thosha unë juve, çfarë?

Llani: Ça është kjo kështu ore aman, ça fëmijësh janë këta sot? Nuk dëgjoni as nënë, as baba!

Saimir: Ju keni qenë shumë të ngarkuar, jeni shumë të ngarkuar dhe unë nga ajo nuk kam dashur t’ju ngarkoja më, nga ky problem.

Llani: Ore si ma prure si bombë këtë ti mua këtë ore? Po bën 17 vjet e po m’i thua sot? Kur i dije më përpara pse s’i ke thënë? 

Saimir: Tani plasi!

Llani: Po çfarë do të bëjë babai? Çfarë të bëjë babai? Çfarë do ti tani?

Saimir: Dua ndihmë se jam i braktisur nga kalamajtë, nga të gjithë.

Llani: Je 40 vjeç burrë, unë të dhashë mend! Gruan e gjete vetë!

Saimir: Ore unë jam i braktisur nga kalamajtë e mi, dua kalamajtë e mi!

Llani: Mjerë atë që zë halli me këtë!

“Mbylli telefonin dhe u shtrua në spitalin pa adresë”, Saimiri nxjerr sekretet e gruas: U zhduk 12 ditë!

Saimiri sjell disa deklarata të forta në “Shihemi në Gjyq” për gruan e tij, Drilonën me të cilën ka dy fëmijë. Rrëfimi i tij ndodh përballë të atit, Llanit që siç pohoi më herët gjatë rubrikës të së “Dielës  Shqiptare” në Tv Klan, s’ka qenë dakord me këtë martesë. Pasi shkuan në Gjermani për të kërkuar azil, vuri re disa sjellje shumë të çuditshme të së shoqes.

Njëherë, ajo i tha se gjeti në tren një celular të ri që e kishte lënë dikush. Në një moment tjetër, nisën të ndodhnin vonesa të gjata e të pashpjegueshme.

Saimir: Një ditë, vajtëm për telefon, m’u prish telefoni mua. Më tha “hajde se do të blejmë telefon në market”. Vajtëm atje, sa hymë brenda attje, ishte ora 9-9:30 në mëngjes.Më tha “nxito një çikë të marrësh telefon se unë kam takim për të bërë thonjtë. I thashë po ne sot kemi ardhur për telefon, nuk kemi ardhur për të bërë thonjtë. “Ore nxito” më tha mua “se do të iki”. Nejse e marr telefonin, unë iki në shtëpi, ajo ikën andej, ishte ora 10 e paradites në mëngjes, iki në shtëpi, vete ora 10 në darkë. E marr në telefon, herën e parë nuk ma ngre, e marr herën e dytë, e ngre. I them ku je? Më tha mua “më ka zënë policia se këtu ka ndodhur një krim, njëri ka qëlluar tjetrin me thikë”, po i i thashë unë ç’punë ke me këtë? “Mua më kanë marrë për dëshmitare se unë pashë ngjarjen”,tha. I thashë ”po unë nga ta marr vesh që ti ke qenë në polici? Tha “do të vijë posta nga policia”. Prit sot, prit nesër, as postë, asgjë. Nuk di ç’të them!

Pak ditë pas kësaj ngjarjeje, në shtator të këtij viti, gruaja i thotë se kishte shkuar te mjeku i familjes  dhe kishte bërë analizat.

Saimir: Pas disa ditësh, i dalin këto analizat e gjakut, më merr në telefon, “e gjen dot kush më ka marrë në telefon?” Kush, i them unë. Po ja, thuaj një tha, po çfarë të të them i thashë,  kot? “Më ka marrë doktori tha, edhe ç’të  tha i thashë? Më tha që “është mirë të shtrohesh nja 2-3 ditë në spital që të qetësohesh se të bën mirë” dhe unë i thashë që të çoj kalamajtë në shkollë pastaj do të vij të bëj letrat që të shtrohem në spital”. Mirë i thashë se nuk dilja kundër.

Saimiri thotë se nuk dyshonte tek ajo në asnjë moment. Ai nuk ka biseduar as me doktorin, as me të shoqen por çudia tjetër ndodhi në momentin e shtrimit.

Saimir: Vajti dita për t’u shtruar. Iki në mëngjes unë, çoj çunin në shkollë, kur vajti ora 12 për të marrë çunin, i thashë unë do të vij edhe unë atje të shkojmë bashkë, tha “jo ik me çunin ti se iki vetë unë”, në rregull, por as adresë se ku do të shkonte, asnjë lloj gjëje.

Eni Çobani: Si mund të mos dish tani adresën e spitalit? Këtu është e rëndë tani!

Ardit Gjebrea: Këtu bën sens që në spital duhet ta shoqëronte, e shoqërove ti?

Saimir: S’pranonte.

Ardit Gjebrea: Dhe ti  nuk more vesh as adresën e spitalit?

Saimir: Asgjë.

Ardit Gjebrea: Pra tri ditë ajo ishte e shtruar në një spital që ti s’e dije se ku ishte.

Saimir: Fare.

Ardit Gjebrea: Po në telefon e merrje?

Saimir: Telefonin e mbylli ajo.

Ardit Gjebrea: E  mbylli?

Saimir: Të tëra.

Ardit Gjebrea: Duhej qetësi absolute.

Saimir: Po,  po dhe nisem, kur kthehem nga shkolla unë me djalin në shtëpi, i shkruaj, i them vajte në spital? “Vajta”, tha, “por nuk lejohet as telefon, aty edhe krehër nuk lejohet”. I thashë po çfarë është, burg? Se edhe në burg po bëjnë namin. E mbylli atë, pas 3-4 ditësh…

Ardit Gjebrea: Fëmijët i mbaje ti?

Saimir: Kalamajtë, sigurisht.

Ardit Gjebrea: Dhe për tri ditë ajo nuk u dëgjua me fëmijët?

Saimir: Jo tri ditë, dymbëdhjetë ditë!

“Të Panjohurit” – Gentiana Kokonizi

I ftuari VIP: Xheisara

#tvklan #edielashqiptare #tepanjohurit #arditgjebrea #loje #show #spektakel #quizz #para #argetim #dilema #argetim #ediele #albania #shqiperia

/tvklan.al