#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #dritan #dituri #prone #sukth #sherr #borxh #divorc

“Nuk e prish familjen për askënd!” Djali i vë kusht nënës: Paratë ose dil nga shtëpia!

Dritani është detyruar të vijë nga Italia për të zgjidhur në “Shihemi në Gjyq” një konflikt me  nënën. Në insertin  prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai thotë se duan që t’i prishin familjen.

“Unë nuk e  prish familjen për askënd në botë, por sot do të japin llogari ata persona që duan të ma bëjnë këtë gjë”.

Nga ana tjetër, Dituria nuk pranon të shesë shtëpinë e ndërtuar me mund pasi ajo e bashkëshorti janë të sëmurë.

“Unë nuk dal nga shtëpia, jo djali të më thotë, por Perëndia të më thotë! Atë shtëpi e kam vënë me forcat e mia dhe burrit tim! Burri im sot është i sëmurë, unë vetë jam e sëmurë harroje se shtëpia do të shitet!”

Në përballjen në studio, Dritani i kërkon nënës 50 mijë euro që thotë se ajo ia ka borxh. Ky borxh ka shkaktuar një krizë të fortë në marrëdhënien e tij me bashkëshorten. Dituria thotë se asnjëherë nuk ka pasur qëllim të keq në përpjekjen për ta ndihmuar të birin.

Dritan: Kam sjellë këtë zonjën sot për një problematikë që më ka një borxh prej 50 mijë eurosh.

Eni Çobani: Zonja është mamaja, tani që ta kuptojë edhe publiku, përdorimi i këryre shprehjeve është bërë…

Dituri: Si i thua nënës zonjë?

Dritan: Nuk më intereson, unë dua lekët e mia sepse unë ato lekë t’i dhashë me mirëbesim  të më merrje një shtëpi në Shqipëri. Ju vajtët i çuat diku tjetër, bashkë me zotërinë.

Dituri: Ne nuk ia nisëm asaj pune që lekët tona të fluturonin në ajër, por u nisëm që të tërreugllonim ty.

Dritan: Lekët tani, unë nuk ndahem nga gruaja ime për këto sepse gjysmat janë të gruas, gjysmat janë të miat.

Dituri: Nuk ta dëshiroj atë që ti të ndahesh nga gruaja jote.

Dritan: Unë dua lekët e mia, gjeni zgjidhjen së bashku ose ndryshe merr rrobat, ik nga shtëpia.

Dituri: Ku të shkoj unë? Kam 20 vjet që rri me ty.

Jam i bindur që ti s’do ta bëje!” Ardit Gjebrea vendos Eni Çobanin para zgjedhjes

Publiku i programit “E Diela Shqiptare mbajti anën e Dritanit në konfliktin me nënën e tij në “Shihemi në Gjyq”. Pavarësisht se deri në këtë moment ai i ka kërkuar nënës të largohet nga shtëpia nëse nuk gjendet një zgjidhje për paratë, publiku mendon se Dituria ka vepruar gabim.

Njëra nga zonjat shpjegon se Dituria ka vendosur pa e pyetur Dritanin se ç’të bëjë me paratë duke i çuar te vëllai i saj për të marrë përqindje. Ajo shton se të paktën duhet të kishte marrë një deklaratë noteriale siç Eni Çobani ka theksuar shpesh përgjatë seancave, çka ndërmjetësja e pohoi edhe këtë herë.

Por moderatori Ardit Gjebrea ka një mendim krejt ndryshe se si do të vepronte Eni Çobani në një rast të ngjashëm.

Ardit Gjebrea: Unë jam i sigurt znj. Eni që ti me vëllain tënd s’do ta bëje, jam i sigurt.

Eni Çobani: Ndoshta edhe jo, nuk na ka rënë rasti…

Ardit Gjebrea: Por unë e di që jo.

Eni Çobani: Shiko…

Ardit Gjebrea: Për aq sa shumë e do vëllain, ti kurrë nuk do ta bëje. Ti do të thoje paratë do t’i paguaj unë dhe nuk  e bëje.

Eni Çobani: Atëherë, meqenëse më bëre këtë krahasim, është ndryshe kur paratë janë tonat. Zonja ka marrë përsipër paratë e djalit, pra është një ndryshim shumë i madh. Këtu nuk janë paratë e Diturisë. Ky është kontributi dhe djersa e Dritanit me bashkëshorten.

Ardit Gjebrea: Unë po them paratë e Aldit, do i kishe thënë vëllait hajde shkojmë te noteri nëse do t’i kërkonte?

Eni Çobani: Besoj që po, për djalin po, pa diskutim. Për djalin po.

Ardit Gjebrea: Për të tuat jo?

Eni Çobani: Për të miat jo, pa diskutim. E them me shumë ndërgjegje që në qoftë se do të ishin të miat patjetër që… vëllai e motra janë me shpirtin nuk diskutohet, nuk e uroj kurrë që të kemi grindje të kësaj natyre por varet shumë edhe nga njerëzit të cilët kemi përballë, kush është motra e vëllai, nuk janë të tëra njësoj, marrëdhëniet, dashuria apo miqësia.

Dashuria që s’e mposhtin as milionat, djali i dorëzohet përqafimit të nënës

Edhe pse seanca e parë e ndërmjetësimit për muajin dhjetor nisi me një konflikt të vështirë mes Dritanit dhe nënës, Diturisë, duket se ka gjithnjë shpresë. Përballja e tyre në “Shihemi në Gjyq” nga  “E Diela Shqiptare” në Tv Klan erdhi për shkak të një shume prej 50 mijë eurosh që Dritani u kishte dhënë prindërve për t’i blerë një shtëpi në Shqipëri.

Në mirëbesim, këto para i kishin kaluar vëllait të Diturisë që u jepte përqindje dhe kanë mbetur edhe 30 mijë euro për të shlyer. Situata ka shkaktuar krizë mes Dritanit e bashkëshortes që i përket gjysma e parave dhe si rrjedhojë, ai ia kërkon nënës që s’ka mundësi t’ia kthejë.

Ndërmjetësja Eni Çobani shpreson se deri në prag të Vitit të Ri do të ketë një përgjigje përfundimtare për këtë rast, por më të rëndësishme sheh riparimin e raportit nënë e bir.

Eni Çobani: Dritan, kam edhe unë një vëlla. E dua shumë, ma përmendi edhe Arditi këtu. Sigurisht s’kemi pasur sprova të tilla kurrë dhe nuk do ta uroja kurrë, por jam e bindur që edhe ai me mua, edhe ti sot me Diturinë nuk do të ndahemi dot asnjëherë,  jo për 30 milionë e 50, por për shumë miliona sepse dashuria që kemi është shumë më e madhe dhe më e fortë.

Dritan: Znj. Eni, nëna është nënë, ngelet nënë kur i thonë por ama kur arrin situata që krijon familje, para fëmijës tënd…

Eni Çobani: Patjetër, fëmija është shumë i shtrenjtë, nuk diskutohet, por edhe nëna është e pazëvendësueshme.

Ardit Gjebrea: Një përqafim Dritan, me znj. Eni të dy!

Seanca e parë e këtij muaji të ri në “Shihemi në Gjyq” mbyllet me dashuri, një përqafim mes nënës e djalit.

/tvklan.al