#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #laura #hamze #prone #prizren #sherr

I shiti shtëpinë kushërirës, vajza i kërkon llogari babait: Ku po na lë? Nëna s’të flet prej 20 vjetësh!

Laura ka sjellë nga Suedia babanë e saj, Hamzanë për t’i kërkuar banesën. Sipas asaj që ajo tregon në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, i ati ia ka shitur pronën e tyre në Prizren vajzës së dajës.

Fillimisht kanë nënshkruar një kontratë 5-vjeçare qiradhënieje ndërsa pas 2 vitesh mësojnë se shtëpia ishte shitur. Hamzai pranon se e ka bërë ai këtë gjë pasi kishte marrëdhënie të mira me ta.

Hamza: Unë shkova poshtë me ta, bisedova dhe ia shita shtëpinë atij, çikës. Ia shita shtëpinë dhe kur ia shita unë shtëpinë, ata më dhanë nja 3 mijë euro, kurrgjë tjetër nuk më dhanë por unë atë e kam dajë. Daja kur shkoj unë në Kosovë më pret mirë, vajza e dajës më pret mirë, Valbona.

Laura: Nuk ke bërë mirë që ke shitur shtëpinë se ke konflikte me nënën time dhe me ne fëmijët.

Hamza: Po me ju nuk jam mirë unë prej sa vitesh që s’më shihni, as bukë nuk më jepni, as më shihni, as merrni në telefon. Ata flasin në telefon me mua, kur shkoj me pushime më presin mirë.

Laura: Kush e bëri që mos të rrinim ne me ty? Ti e bëre, ti e shite se s’ka qenë plani për t’u shitur shtëpia!

Hamza: Po e shita unë se me ta jam më mirë.

Laura: Nuk ka qenë plani të shitej shtëpia, duhej të pyesje familjen!

Hamza: Atë e kam dajë.

Laura: Për një copë bukë e ke lënë, për 30 mijë euro, gjysmat t’i ka dhënë, gjysmat s’t’i ka dhënë. Neve ku po na lë?

Hamza: Epo unë me ta shkoj mirë!

Laura: Na ke lënë sakat! Nëna ime, Emineja që prej 20 vjetësh s’flet me ty, unë prej 5 vjetësh s’flas me ty!

Shtëpia është shitur në vitin 2002. Hamzai thotë se ai e ka blerë që në themel dhe e kanë ndërtuar bashkë me gruan.

Hamza: Unë e kam shitur me vullnet atë shtëpi, ia kam dhënë dajës shtëpinë dhe është shtëpia ime.

Ardit Gjebrea: Nuk ka pjesë vajza aty?

Hamza: Vajza ka qenë fëmijë kur kam bërë shtëpinë. Në ’84 kam marrë vendin, e kam blerë.

Laura: Me kë e ke mbaruar atë shtëpi, me nënën e ke mbaruar, me Eminenë, me gruan tënde!

Hamza: Nuk më intereson!

Laura: Jo, jo ne e duam pronën!

Hamza: Ti ke qenë fëmijë!

Laura: Ç’do të thotë, fëmija i kujt jam unë?

Eni Çobani: O zonjë, mirë thotë Hamzai, po ti ke qenë fëmijë, çfarë kërkon ti tani? Në qoftë se kërkon, kërkon nëna. Ke ardhur për nënën ti këtu, kërkon nëna pronë?

Laura: E kërkojmë të gjithë.

Eni Çobani: Po ky njeriu që ëshë lënë vetëm tani, që nuk e përkrahni fare babain, është normale që flisni ju në këtë formë? Që e keni lënë babain vetëm? Më vjen keq!

Gabimi i së shkuarës përçan vatrën familjare: Me grua e shtëpi nuk luhet!

Në çdo familje ka momente tensioni, por ndonjëherë ato shpërthejnë dhe kthehen në çarje të thella. Kjo është historia e Lauras dhe Hamzës, babë e bijë që vijnë nga Suedia për t’u përballur në “Shihemi në Gjyq”. Në vitin 2002, Hamzai ia ka shitur shtëpinë vajzës së dajës, Valbonës.

Në këtë kontratë, nuk ka firmosur bashkëshortja Emineja. Kontrata është bërë te avokati dhe prona s’kishte fituar kontratë pronësie, çka do të thotë se i ka mbetur pronarit të parë. Laura nuk flet prej 5 vitesh me të atin ndërsa nëna e saj ka 20 vite e ndarë me të. Ajo përdor një gjuhë të ashpër ndaj tij dhe i thotë se pa shtëpinë, s’mund të vijë me të kurse i ati e pyet pse nuk janë kujdesur gjithë kto vite.

Laura: Ti që ke shitur shtëpinë, mos gabo të vish me mua, rri këtu ku je! Shko merrja atij kujt ia ke shitur!

Hamza: Qysh more? Unë në Suedi kam pensionin, po jetoj atje, ku të shkoj?

Laura: Shko rri atje se nëna ime, gruaja jote, nuk të pret atje!

Hamza: Laura, a je në vete ti?

Laura: Me grua e me shtëpi nuk luhet!

Hamza: Ps s’keni ardhur të më shihni?

Laura: Si s’kemi ardhur? Ngadalë njëherë! Ne tërë kohën kemi qenë bashkë, tërë kohën kemi ngrënë, tërë kohën të kemi larë, të kemi shpëlarë, të kemi parë! U shit shtëpia, s’na pyete! U larguam prej teje!

Hamza: Kur u bëra operacion, pse s’erdhe?

Laura: Njëherë kam ardhur se s’më ke pranuar ti! Ti s’më ke pranuar! Shko thirr Valbonën!

Hamza: Pse nuk erdhi në spital nëna jote të më shihte?

Laura: Pse e ke shitur shtëpinë? 100 herë bëhu operacion, ke shitur shtëpinë! Na ke lënë rrugëve! Të kanë sëmurur ata që të kanë gënjyer, kanë bërë dallavere me ty!

Eni Çobani në “Këngën  Magjike”, zbulohet pak nga surpriza: Po bëj prova…

Disa javë më parë, Eni Çobani bëri me dije gjatë “Shihemi  në Gjyq” se kërkonte “pjesën e saj” në “Këngën Magjike”. Këtë herë, mesa duket kemi një konfirmim! Në prag të publicitetit pas përfundimit të rubrikës, moderatori i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan,  Ardit Gjebrea i kërkoi të prezantonte “Këngën Magjike”. Çobani zbuloi se paska nisur tashmë provat por se çfarë do të shohim në netët finale, mbetet ende surprizë.

Ardit Gjebrea: Është “Kënga Magjike” tani. Mund ta prezantosh pak? Prezantoje këtë momentin që pas publicitetit… meqenëse jemi në “Këngën Magjike”.

Eni Çobani: S’jam bërë pjesë akoma, megjithatë po bëj prova.

Ardit Gjebrea: Ja kështu fillon.

Eni Çobani: Pra, pas pak do të fillojë “Kënga Magjike” me artistët e mrekullueshëm, sipas mendimit tim, do të jenë ata të cilët do të na kënaqin deri në fund në natën finale të “Këngës Magjike”.

/tvklan.al