Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi thotë se e ka marrë vesh lajmin e arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta nga një dëshmitar okular, i cili ia ka rrëfyer skenën e shoqërimit përmes celularit, gjë të cilën ai thotë se nuk e ka besuar.
I ftuar në studion e Klan News, Këlliçi deklaron se sipas tij, momentet e shoqërimit të Metës janë një skemë e neveritshme për urdhëruesit e saj që bëjnë me turp shtetin shqiptar.
Belind Këlliçi: Më ka telefonuar në moment një nga dëshmitarët okularë që ka rastisur në rrugë krejt rastësisht dhe që më ka treguar me telefon ngjarjen, një anëtar i PD-së, thjesht e kishte parë me sytë e tij pa dalë lajmi në media. Për hir të vërtetës nuk e kam besuar sepse më tha të gjithë skenën që është goditur Meta, është marrë zvarrë nga njerëz me maska. Pas 15 minutash, lajmi është bërë publik.
Momentet e shoqërimit, një skemë e turpshme dhe e neveritshme për urdhëruesit e saj që padiskutim janë nën dirigjencën e SPAK, por në ekzekutim është Ministri i Brendshëm së bashku me Policinë e Shtetit. Një shfaqje e padobishme që bën me turp shtetin shqiptar sepse po merret zvarrë ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri pa marrë një njoftim paraprak. Kanë shkuar si një tufë banditësh, kanë shkuar për t’i dhënë një mesazh çdo qytetari dhe çdokujt që ngre zërin. Ai është një mesazh për këdo opozitar që ngre zërin dhe denoncon qeverinë, kështu që “mbylleni gojën sepse kur marrim zvarrë ish-Presidentin dhe ju do të ju godasim”.
Videot janë të qarta: Cili prej tyre ka një dokument në dorë që ia ka bërë të qartë urdhrin e shoqërimit të Metës? Ministrit të Brendshëm njëherë t’i bëjnë testin e drogës, përdorues apo jo, a është vetë apo jo nipi i Enver Hoxhës? Ku ka parë ky që t’i shkojnë një ish-Presidenti t’i shkojnë njerëz me maska pa asnjë dokument dhe të mos reagojë pala përballë? Pak i ka bërë Ilir Meta. Unë jam që të hetohet Meta, Berisha, Këlliçi, kushdo që merret me politikë.
/tvklan.al