Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penale për hetimin e vrasjes së Aleks Nikës dhe plagosjen e Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa, gjatë protesës së 21 Janarit 2011.
SPAK ka nisur hetimet pas vendimit që mori Gjykata e Lartë duke caktuar Prokurorinë e Posaçme si organi kopetent për të hetuar këtë çështje. Ishte Rajmonda Nika bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika e cila bëri kallëzim në SPAK, por kjo prokurori shpalli moskopetencën dhe e dërgoi çështjen në Prokurorinë e Tiranës e cila ka një çështje të hapur për këtë ngjarje.
Me pas familja Nika ju drejtua gjykatave deri sa Gjykata e Lartë urdhëroi SPAK për të kryer hetimet. Predha e gjetur në trupin e pajetë të Aleks Nikës është e dëmtuar dhe nuk është bërë e mundur të percaktohet kalibri i armës nga e cila është qëlluar. Prokuroria e Tiranës e ka dërguar këtë predhë në laborator në Itali dhe është në pritje të rezultateve. Por duke qenë se tashmë SPAK do të drejtojë hetimet për këtë çështje e gjithë dosja e prokurorisë së Tiranës do kalojë në Prokurorinë e Posaçme.
Familja e Aleks Nikës ka gjetur një audioregjistrim, ku pretendon se dëgjohen zërat e personave që japin urdhrin për të qëlluar. Kjo prove do të dorëzohet në Prokurori dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave të thelluara. SPAK e ka regjistruar procedimin penal për 3 vepra të rënda si “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer ne bashkpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim.
Në 21 Janar 2011 mbetën të vrarë Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Në nëtor të vitit 2023 gjykata e Strasburgut u shpreh me vendim se vrasja e Aleks Nikës dhe moszbardhja janë dy shkeljet e konstatuara në çështjen hetimore.
Klan News