Lojtari i turneut në UEFA EURO 2020,  portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma e di më mirë se të tjerët se çfarë duhet për ta fituar europianin.

Nr. 1 i Paris Saint-Germain priti dy penallti, ndërsa ‘te kaltrit’ mposhten Anglinë në ‘Wembley’ dhe ai është i vendosur të ndihmojë ekipin e tij që të mbrojë titullin në Gjermani. në një intervistë për UEFA, ai tregon emocionet.

Gianluigi Donnarumma, portier i Italisë: Pikë së pari, jam i lumtur që jam këtu dhe përfaqësoj Italinë. Padyshim që do të jemi gati për këtë eveniment të madh, që është një kompeticion unik dhe që pata fatin ta fitoj. Ne jemi të gjithë këtu tani për të mbrojtur titullin tonë dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të arritur në finale.

Portieri i të kaltërve flet edhe për sfidën debutuese kundër Shqipërisë më 15 Qershor.

Gianluigi Donnarumma, portier i Italisë: Shqipëria është një ekip i madh me lojtarë të rinj interesantë që kanë përvojë. Çdo ndeshje është e ndryshme, kështu që ne do të duhet ta përgatisim në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje. Ne do të shikojmë ndeshje pas ndeshjeje, por tani po mendojmë të bëjmë mirë kundër Shqipërisë, me pas te shikojmë!

Sa i përket përballjes me Spanjën Donaruma thekson se iberikët janë nje ekip i madh me lojtare cilësore, por ai shton se çdo rival do të matet mirë në fushë kur të ketë kundër të kaltrit. E njëjta gjë edhe për Kroacinë që ai e këshillon të përgatitet mirë.

Klan News