Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët në Nju Jork u shpreh se Partia Demokratike ishte partia më e bukur që ka lindur në Europën Lindore, por që sipas tij e ‘morrën në qafë’ drejtuesit e saj.
Kjo ishte në kuadër të përgjigjes ndaj një qytetareje e cila u shpreh se të dy kishin një histori të përbashkët në PD. Rama iu përgjigj që ai u largua nga PD sapo “i ndjeu erën”.
Edi Rama: Duke qenë se ti e nise me histori do kthehem edhe unë pak në histori ne nuk kemi qenë PD bashkë sepse unë PD ja ndjeva erën sa hyra brenda dhe ika. Kjo është e rëndësishme. E pash që kishte rënë në duar të kqija. Shumëkujt ju deshën shumë vite të shihnin atë që pashë unë dhe fatkeqësisht Shqipërisë ju desh të vuajë shumë nga ato duar të këqija që morrën në qafë partinë më të bukur që ka lindur në Europën Lindore, Partinë Demokratike. Por kjo është histori.
/tvklan.al