Titujt kryesorë 15 Korrik 2009, ora 19 30
Mali i Zi, Maqedonia e Serbia, pa viza në BE
Ne Janar të vitit 2010 qytetarët e Malit të Zi, Maqedonisë e Serbisë, do të lëvizin pa viza në BE, nëse këshilli i ministrave miraton propozimin e sotëm të Komisionit Europian.
KE: Për shqipëtarët, heqja e vizave brenda pak muajsh
Ndërsa qytetarët shqiptarë do të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së, brenda pak muajsh. Pengesë mbeten pasaportat biometrike. Basha e Meta thonë se heqja e vizave do të jenë prioriteti i qeverisë.
Berisha: Rritja ekonomike e shqipërisë do të vazhdojë
Kryeministri Bersha garanton se rritja ekonomike e shqipërisë do të vijoj. Ai tha sot se shifra 6% e deklaruar nga INSTAT, flet për politikat e drejta ekonomike dhe reformat fiskale në vend.
Tragjedi ajrore në Iran, rrëzohet avioni me 169 pasagjerë
Tragjedi ajrore në Iran, një avion me 169 persona në bord u rrëzua në veri-perëndim të vendit. Nuk ka asnjë të mbijetuar. Autoritetet nuk arrijnë të përcaktojnë shkaqet e kësaj fatkeqësie.
Kompensimi i pronave, përfundon aplikimi për këtë vit
Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, mbylli fazën e parë të aplikimeve për kompensimin financiar. Qeveria ka vënë në dispozicion 600 milion lekë, 100 më shumë se vitin e kaluar.
Mbrrin i nxehti afrikan, nesër termometri shënon 40 gradë
Vendi është përfshir sot nga temperatura të larta deri në 38 gradë celsius. Ndërsa nesër pritet që ato të arrijnë në 40. Mjekët këshillojnë q të bëjmë kujdes nga rrezet e diellit, në orare të caktuara të ditës.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 15 Korrik 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço