Titujt kryesorë 30 Nëntor 2009, ora 19 30

Berisha, Ramës: Mos guxo të prekësh institucionet

Kryeministri Berisha deklaroi nga Lezha se Edi Rama mbahet peng nga lidhjet e tij mafioze ndaj dhe përpiqet të pengojë proceset integruese të vendit. Por Berisha i bëri thirrje atij të mos prek institucionet e shtetit.

Integrimi-vizat, sfidat e misionit tonë diplomatik në BE

Misioni ynë pranë Bashkimit Evropian po perballet me sfidat e mëdha lidhur me aplikimin e Shqipërisë për kandidaturën e saj evropiane dhe përshpejtimin e liberalizimit të vizave. Euroklan shpjegon detajet e këtyre proceseve.

Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi nga 19 Dhjetori pa viza në BE

Ministrat e Brenshëm të BE, miratuan propozimin e komisionit për heqjen e vizave me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Vendimi hyn në fuqi më 19 Dhjetor dhe do të lejojë qendrimin në hapësirën europiane për tre muaj pa të drejtë punësimi.

Triumf i Samaras, në garën për kreun e konservatorëve grekë

Samaras është zgjedhur kryetari i ri i konservatorëve grekë. Ai korri një fitore të thellë kundrejt rivales Dora Bakojanis. Në zgjedhjet për kreun e demokracisë së re, duke marrë më shumë se 50% të votave.

Ndotja nga gazrat, specialistet plan per 40 vitet e ardhshme

Ekspertët e mjedisit kërkojnë ndihmën e qeverive dhe lidereve botërorë për politika që synojnë frenimin e ndotjes së shkaktuar nga emetimi i gazrave. Sipas një plani danez, synohet që deri ne vitin 2050 të shkohet në ndotjen e para vitit 1990.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 30 Nëntor 2009, ora 19 30 – Spiker: Sonila Meço