Kamera e Televizionit Klan dhe emisionit “Opinion” ka hyrë në Damask, duke u bërë kështu kamera e parë e një televizioni shqiptar që na tregon realitetin nga Siria.
Pasi kaloi kufirin Jordani-Siri, gazetari Blendi Fevziu mbërriti në Damask. Ai shprehet se situata në kryeqytetin sirian është e qetë, por gjithsesi ende nuk ka nisur jetesa normale.
“Jam pranë hotelit ku jam vendosur në Damask sepse vetëm këtu punon Wifi. Gjendem 100 m nga qyteti i vjetër i Damaskut. Ishte e vështirë të vije nga kufiri mes Jordanisë e Sirisië, që ishte plot me makina dhe refugjatë sirianë që duan të kthehen në Siri. Problemi është se nuk ka nisur jetesa normale, nuk ka polici, është milicia. Ka nevojë të jashtëzakonshme për hotele. Nuk ka nostalgji të Bashar Al-Assad. Është një qytet me kulturë të lashtë, me dijetarë dhe shkencëtarë që i kanë dhënë shumë botës”, tha Fevziu.
Fevziu veçoi edhe një gjë mjaft interesante për realitetin atje.
“Që prej datës 8 Dhjetor, ata marrin karburant me bidona 5 litërsh.”
Teksa presim më shumë detaje rreth Damaskut, gazetari i cilësoi njerëzit atje “si më miqësorët që mund të gjesh në botë”.
/tvklan.al