Këto pamje të xhiruara në aeroportin “Nënë Tereza” nuk i përkasin një ngjarje të vërtetë, por një stimulimi ku tregohet mënyra e ndërhyrjes në rast të emergjencave aeroportuale.
Ky demonstrim është ndjekur nga afër dhe nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme Ferdinand Pone, i cili i shpreh se standardet në aeroportin e vetëm shqiptar janë të krahasueshme me ato europiane.
Ferdinand Pone: “Unë besoj që në këtë vigjilje të madhe të Shqipërisë në NATO edhe plotësimi i elementëve të sigurisë në aeroportet, në portet kudo ku ne kemi transportim të pasagjerëve, të mallrave me radhë. Është një demonstrim jo vetëm i vullnetit, por dhe i përpjekjeve të mjedisit shqiptar për të qenë në standardet e BE-së, në standardet e aleancës Atlantike.”
Pasi gjithçka ka mbaruar drejtuesit e aeroportit “Nënë Tereza” kanë falënderuar shërbimin e zjarrfikëses, shtabin e emergjencave civile në MB si dhe Kryqin e Kuq të cilët janë gjithmonë në gatishmëri për të përballur rastet e emergjencave./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami