Blendi Gonxhja është ministri i ri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Të shumtë ishin analistët që e panë këtë lëvizje të kryeministrit Edi Rama si një test.
Në emisionin “Opinion” u fol javën e kaluar se kjo mund të jetë kryer për të parë figurën e Gonxhes për Bashkinë e Tiranës duke qenë se Erion Veliaj nuk mund të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme.
Gonxhja mohoi që të ketë pasur një bisedë me kreun e qeverisë Edi Rama për këtë çështje. Sipas tij, nuk ekziston një skenar i tillë dhe gjithçka është një gossip.
Blendi Fevziu: Ditën e enjte komentatorët që kisha këtu në studio ishin shumë dakord që ju jeni një figurë e bërë vetë, gjë që po mungon në politikën shqiptare, që keni kontributin tuaj, por shumë prej tyre mendonin që ardhja juaj në qeveri, ose marrja në qeveri është edhe një test për një kandidat të mundshëm në Bashkinë e Tiranës pasi Veliaj nuk mund të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme, e pengon ligji. A ka pasur një bisedë të tillë me Ramën?
Blendi Gonxhja: Jo, jo! Asnjëherë. Mendoj që nuk ekziston një regji e tillë. Kjo është e gjitha një gossip.
Blendi Fevziu: Analizë është ajo.
Blendi Gonxhja: Kjo është e gjitha një gossip, e cila mund të bëjë interesante shumë prej panele.
Blendi Fevziu: Juve do t’ju tundonte besoj?
Blendi Gonxhja: Jo. Unë e thashë vetë dhe nuk e fsheh. Flas pak, ndoshta ndonjëherë më hapur seç duhet./tvklan.al