“Njerëz të Humbur”, emisioni maratonë që mban të mbërthyer para ekranit miliona teleshikues, starton sonte në  Televizionin Kombëtar Klan. 

Misioni i tyre është i qartë të ndjekin gjurmët e të zhdukurve për t’i kthyer pranë familjes.

Ndërsa kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e emisionit , drejtuesja e tij Aida Shtino, jep porositë e fundit gazetarëve, dhe zbulon se kjo natë do të ketë plot dëshmi të reja.

Aida Shtino: “Sonte ne do të vazhdojmë me një histori të cilën e kemi lënë pezull edhe nga sezoni i kaluar. Bëhet fjalë për një vajzë nga Kosova e cila është zhdukur në shtetin zviceran, Besarta Gecaj, vazhdojmë, kemi dy dëshmi të cilat për herë të parë transmetohen në një televizion. Jo vetëm shqiptar, po asnjë media nuk e ka publikuar deklaratën e vajzës menjëherë pas përdhunimit të saj. Sonte un mendoj se do të jetë vërtet një natë e rëndësishme jo vetëm për historinë e Besardës, por dhe për 3 histori të tjera të cilat publikohen për herë të parë dhe besoj se do të kemi diçka pra, konkrete.”

Ata vijnë në këtë sezon me të njëjtin qëllim, të kthejnë pranë familjeve sa më shumë të humbur, por diçka kanë ndryshuar.

Aida Shtino: “Kemi ndryshuar gjithçka, duk filluar që nga studio që nga sigla e emisionit, çdo gjë. Mendojmë duke futur dhe rubrika të reja, duke pasuruar dhe me elementë të rinj të gjithë kërkimet dhe verifikimet që ne bëjmë për këta persona të humbur.”

Kësaj nate të gjatë plot emocion nuk do t’i mungojnë lidhjet direkte me korrespondent të shpërndarë në të gjithë botën./tvklan.al