E mbrëmshmja në “Njerëz të Humbur” në orët e vona përfshiu në suazën e saj histori të lëna në hije, të cilave u hiqet pluhuri i harresës dhe viteve në publikimet e përhershme dhe kërkime mjaft të imëta.

Ndër këto realitete kërkohet Josif Karaj, aktualisht 62 vjeç, endur në tokën e qindra të humburve, Greqi.

Dramat artistike luhen në skena teatrosh e amfiteatrosh, kurse dramat njerëzore kudo, edhe në një traget.

Në dramat artistike brenda dy orëve mëson fatin e personazheve, ndërsa në dramat njerëzore edhe pas shumë viteve fati i tyre mbetet i panjohur. Një vizë hyrëse Shengen për në shtetin italian.

“…vetëm të jetë gjallë. Nuk diskutohet për një gjë që ka bërë gabim, s’ka bërë gabim. Ai është gjaku im. Përderisa është gjaku im nuk mund të diskutohet asnjë lloj gjëje, jo ka bërë mirë, jo s’ka bërë mirë. Unë dua vetëm në qoftë se është gjallë, në qoftë se ka mrekulli dhe për mua në këtë jetë dhe unë të fle gjumë rehat. Dua ta përqafoj në krahët e mi dhe kaq dhe unë dua ta mbaj veten, por më qan zemra, nuk është se dua të…”.

U përmendën shumë fakte të reja për enigmën Arjan Brahimi, djali shkodran i larguar në vitin 1998.

Esat Braçe: “Një nga këto informacione është dhënë në një lokal këtu në…ku flitet se Arjan Brahimi shkonte vazhdimisht. Kalon drekën ose mbrëmjen në atë lokal. Unë momentalisht kam biseduar me të zotin e lokalit, kemi biseduar dje, kemi biseduar gjatë dhe i kam paraqitur dhe fotografinë e Arjanit dhe ai u shpreh optimist se i duket fytyrë e parë. Kemi edhe disa informacione të tjera që shqiptarët këtu në Londër i kanë dhënë. Bëhet fjalë për në Manchester”.

Aida Shtino: “Për Manchester?”

Esat Braçe: “Po, në Manchester. Bëhet fjalë se jeton në Manchester dhe jemi duke verifikuar. Kemi marrë një adresë dhe jam duke verifikuar bashkë me këto kolegët e mi, të cilët jetojnë në Manchester”.

Kthim pas vitesh për familjet Zurbo dhe Xhemollari pritet të trokasë në portën e shtëpisë./tvklan.al