Dosja Xibraka
Të ftuar:
Artan Hoxha
Spartak Koka
Ferdinand Dervishi
Fatos Lubonja
Robert Rakipllari
Amarda Gashi
Anduena Llabani
Haki Cako
Të pandehur Genci Xhixha, Ilir Hyseni, Saimir Batku, Cesar Gutierrez, Ëalther Moreno, Gentian Gjonaj, Kelmend Dalipi, Ermal Hoxha dhe Arjan Dalipi, me akuzën e kryerjes prej tyre të veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve”,“Prodhimit dhe fabrikimit të lëndëve narkotike dhe psikotrope” të parashikuara nga nenet 283/a/1, 284/c/1, 333/a/1, 334/1 të K. Penal dhe i pandehuri Kastriot Imeri për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, e parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
Me 17.12.2014 Prokuroria për Krime të Rënda eshte informuar nga autoritetet e drejtësisë gjermane për dyshimin se shtetasi Ilir Hyseni po organizonte trafikimin e një sasie “kokainë” nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Te nesermen, prokuroria ka vënë në përgjim bisedat telefonike të të dyshuarit Ilir Hyseni, nga dilte se ai komunikonte me numrin e tij telefonik celular me shtetasit Kastriotin Imeri dhe Ermal Hoxha. Nga policia jane mbajtur në vëzhgim lëvizjet e tyre, nga ku doli se Ermal Hoxha shkonte edhe në ish-magazinat në Xibrakë të Elbasanit, ku shkonin edhe Kelmend Dalipi, pronari i magazinës, Arjan Dalipi, që banonte brenda rrethimit, Gentian Gjonaj dhe Sajmir Batku. Nga përgjimet telefonike doli se keta persona flisnin shpesh me njëri tjetrin për vajtjet në Elbasan dhe lëvizjet e tjera. Nga vëzhgimet në Xibrakë u panë edhe dy shtetas të huaj, që jane kolumbianët Cesar Gutierrez dhe Ëalther Moreno, te cilet i mblidhte në takimet i pandehuri Genci Xhixha.Dy kolumbinët Cesar Gutierrez dhe Ëalther Moren Moreno jane takuar me të pandehurin Genci Xhixha me date 13.01.2015 në Tiranë, te shoqëruar nga i pandehuri Ermal Hoxha, dhe me 14.01.2015 në Xibrakë, te shoqëruar nga i pandehuri Kelmend Dalipi. Më pas, në ambjentet e magazinës në Xibrakë kane shkuar dhe të pandehurit Ilir Hyseni, Gentian Gjonaj e Saimir Batku, me një automjet që drejtohej nga ky i fundit, i cili, në orën 12:40` ka dale e është nisur drejt Tiranës. Po ate dite, rreth orës 15:10`, në fshatin Xibrakë, në ish-Parkun e Rezervave Shtetërore, shërbimet e policisë gjyqësore që ishin në vëzhim të tyre, ushtruan kontroll në një Faqja 11 nga 14 magazinë dhe arrestuan në flagrancë shtetasit Arjan Dalipi, Ilir Hyseni, Gentian Gjonaj, Cesar Avila dhe Ëalther Moreno, pasi zbuluan një laborator për përpunimin e lëndës me përmbajtje “kokaine” e cila, pas kalimit në procese kimike dhe përdorimit të prekursorëve, shndërohej në lëndë narkotike, “kokaine”, e gatshme për treg.Gjatë kontrollit të magazines-laborator, u gjetën një automatik model 56, një sasi fishekësh të kalibrit 7.62 mm dhe një krëhër automatiku me 19 fishekë. Në objektin-fjetore, u gjetën 70 fishekë të ndryshem, një armë revolver “Trofe”, nje armë tip “Shotgan”, armë gjahu teke, armë gjahu çifte, 6 fishekë gjahu dhe 9 fishekë armë zjarri 7.62 mm
Ndersa shtetasit Saimir Batku, gjatë arrestimit në flagrancë, në Tiranë, në automjetin e tij “Jeep”, me targa TR 5153 T, ju gjetën 19.416 kg. lëndë narkotike e llojit “kokainë”, e paketuar në 18 pako, një pistoletë me nr.T379709, një kuti me 50 fishekë dhe një sasi monetare në euro dhe lekë. Ky laborator i ngritur në ambjentin në pronësi të të pandehurit Kelmend Dalipi ishte rezultat i organizimit në një grup kriminal të strukturuar të të gjithë të pandehurve të këtij gjykimi, me drejtues të pandehurin Genci Xhixha dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar akoma.